Gashi: Nisma e Unionit të Bizneseve të avancojë në fazë tjetër

Gashi: Nisma e Unionit të Bizneseve të avancojë në fazë tjetër

29/04/2018
Zv. kryeministri / ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, në Gjermani hapi takimin e parë të anëtarëve premium të Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane.

Zv. kryeministri / ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, në Gjermani hapi takimin e parë të anëtarëve premium të Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane.

Në këtë takim, ku morën pjesë rreth 60 biznese premium, nga më shumë se 300 anëtarë që ka Unioni, zv. kryeministri Gashi në fjalën hyrëse potencoi nevojën që afaristët dhe bizneset shqiptare në diasporë të avancojnë në fazë tjetër të bashkëpunimit me Kosovën, në fazën e projekteve kapitale, siç është projekti i Bankës së Diasporës, projekte që ndikojnë në zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës.

“Puna që ka bërë Unioni që nga themelimi, ka rezultuar që ju sot të keni mbi 300 anëtarë, mbi 60 nga ta anëtarë premium. Kjo qasje profesionale e serioze ka bërë që Qeverinë e Republikës së Kosovës ta keni partner në rrugëtimin tuaj. Andaj, rekomandoj që kjo nismë juaja të avancojë në fazë tjetër, atë të realizimit të projekteve kapitale të Unionit. Ideja juaj për Bankën e Diasporës, por edhe projekte të tjera, të fillojë të zbatohet”, porositi Gashi.  

Në mesin e shumë pjesëmarrësve në këtë takim ishin prezentë edhe zv. kryeministri Fatmir Limaj  dhe Kryetari i Nderit të Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare në Diasporë, Lazim Destani.