Gashi: BE-ja të jenë kreative– i gjithë rajoni të integrohet si paketë

Gashi: BE-ja të jenë kreative– i gjithë rajoni të integrohet si paketë

16/04/2018
BE-ja është bashkëpërgjegjëse për gjendjen e sundimit të ligjit në Kosovë. Këtë porosi e dha zv. kryeministri i Kosovës, Dardan Gashi, i cili , bashkë me zv. kryeministrin Enver Hoxhaj, mori pjesë në punimet e konferencës “10-vjetori i marrëdhënieve diplomatike mes Austrisë dhe Kosovës”, organizuar nga Akademia Diplomatike e Vjenës dhe Ambasada e Kosovës në Austri.

Në këtë konferencë, ku morën pjesë edhe personalitete të shquara të jetë politike të Austrisë, si Albert Rohan, Wolfgang Petritsch, Ulrike Lunacek e Michael Linhart, u diskutua për shtetndërtimin e Kosovës, procesin e negociatave për statusin e Kosovës, deklaratën e pavarësisë dhe procesin e integrimit evropian.

Në fjalën e tij, zv. kryeministri Gashi tha se Kosova ka shprehur perspektivën e saj evropiane dhe pro-perëndimore, mirëpo edhe Bashkimi Evropian duhet të reagojë pozitivisht në këtë qëndrim të Kosovës.

“Neve na është premtuar perspektiva evropiane që nga viti 1999, por jemi shteti i vetëm i lënë jashtë procesit të liberalizimit të vizave – edhe pse na janë dhënë kushte shtesë nga të gjitha shtetet e tjera, të cilat  prapëseprapë i kemi përmbushur”, tha Gashi duke porositur që BE-ja, në të ardhmen, duhettë tregohet kreative sa i përket integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Të gjithë duhet të anëtarësohemi së bashku në BE. Nëse kjo e fundit tregohet kreative, me anëtarësimin tonë si paketë, do t’i vihej fundi një konflikti të gjatë në rajonin tonë”, theksoi ministri Dardan Gashi.

Sa i përket sundimit të ligjit, jemi të gatshëm të ecim përpara, mirëpo BE-ja, duhet të jemi të sinqertë, është njëlloj përgjegjëse për gjendjen e sundimit të ligjit në Kosovë, me rezultatet pothuajse inekzistente, edhe përkundër 900 milionë eurove  të shpenzuara për EULEX-in”, u shpreh Gashi.

Zyrtarët e lartë austriakë, të cilët, në mënyra të ndryshme, kanë qenë të involvuar në procesin e çlirimit, pavarësimit dhe shtetndërtimit të Kosovës, njëzëri theksuan miqësinë e Austrisë ndaj Kosovës, si dhe mbështetjen që në vazhdimësi i kanë dhënë dhe do të vazhdojnë t’i japin Kosovës.