Zv. ministri Bekteshi me diasporën shqiptare në Munih - për Pavarësinë e Kosovës

Zv. ministri Bekteshi me diasporën shqiptare në Munih - për Pavarësinë e Kosovës

22/02/2018
Në vigjilje të 10-vjetorit të shtetësisë së Kosovës, zv. ministri Afrim Bekteshi mori pjesë në manifestimet që u mbajtën në Diasporë, në Munih të Gjermanisë, ku përcolli urimet e përzemërta në emër të ministrit, z. Dardan Gashi.

Në një atmosferë festive, vizita  pati karakter pune, me theks të veçantë seminari i mbajtur me mësuesit e mësimit plotësues të gjuhës shqipe. Seminari pati  tema të ndryshme, por me të vetmin qëllim: ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës, kulturës, trashëgimisë dhe traditave kombëtare shqiptare në Diasporë.

“Diaspora shqiptare shpirtërisht po vazhdon të ruajë gjuhën dhe identitetin shqiptar. Ajo tashmë lehtësisht po krijon alternativa integruese në shtetin pritës”, ka thënë me këtë rast zv. ministri Bekteshi.

Në Munih, në 10-vjetorin e formimit të klubit futbollistik FC "Kosova", zv. ministri Bekteshi ishte ftuar nga drejtori z. Hafir Elshani dhe nga kryetari i këtij klubi Arben Kelmendi.

Nga këto takime u përçua mesazhi për shtetndërtimin e Kosovës, për ngritjen e vlerave kombëtare dhe  imazhit të saj nëpër botë!