Dita ndërkombëtare e gjuhës amtare

Dita ndërkombëtare e gjuhës amtare

21/02/2018
Sot, në Ditën ndërkombëtare të gjuhës amtare, nuk mund të lihet anash, në heshtje, e të mos nderohet roli e kontributi i mësuesve të palodhur dhe i prindërve të urtë shqiptarë që me vite kontribuan e vazhdojnë të kontribuojnë në mbajtjen hapur të shkollave shqipe të mësimit plotësues në diasporë.

Të nderuar/a mësues/e,

Gjuha është pjesë e pandashme e identitetit të një populli. Përmes saj shprehen shpirti dhe kultura e një populli. Gjuha e një populli, zhvillimi, e folmja në jetën e përditshme, dashuria ndaj saj dhe promovimi i saj tregon, në të vërtetë, kulturën që mbretëron brenda pjesëtarëve të atij populli dhe të asaj shoqërie.

Pa të folur e pa të shkruar shqip, s’do të ketë as kulturë të mirëfilltë shqiptare, as shpirtërore e as materiale.

Gjuha e mendimeve dhe e emocioneve është pasuria jonë më e vlefshme. Shumëgjuhësia është aleati ynë për të siguruar arsim cilësor për të gjithë, për të promovuar përfshirjen dhe për të luftuar diskriminimin.

Andaj, në këtë ditë të shënuar, duke ju falënderuar për kontributin e vazhdueshëm në të mirë të ruajtjes dhe kultivimit të gjuhës amtare shqipe, ju urojmë 21 shkurtin, Ditën ndërkombëtare të gjuhës amtare, me shpresë se do t’ju kemi krahë gjithmonë.

Departamenti për Ruajtjen dhe Kultivimin e Arsimit dhe Kulturës në Diasporë

Ministria e Diasporës dhe e Investimeve Strategjike