Vizitë zyrtare në Zvicër

Vizitë zyrtare në Zvicër

10/01/2018
Zëvendësministri i MDIS-it, Qerim Bajrami, ka marrë pjesë në manifestimet vjeshtore të shoqatës nga diaspora “SCHARR”, në Sporthalle në Shlirenë të Cyrihut.

Zëvendësministri i MDIS-it, Qerim Bajrami, ka marrë pjesë në manifestimet vjeshtore të shoqatës nga diaspora “SCHARR”, në Sporthalle në Shlirenë të Cyrihut.

Zëvendësministri, në fjalimin e tij para shumë mysafirëve, i ka përshëndetur të pranishmit në emër të Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike,  zv. kryeministrit dhe ministrit Dardan Gashi.  Ai ftoi për të bashkëpunuar fuqishëm me shtetin e Kosovës.

Zëvendësministri Bajrami vizitoi Qendrën e Diasporës Boshnjake në Bernë, në të cilën mbahet mësimi plotësues në gjuhën boshnjake. Aty vijojnë mësimin edhe fëmijët me prejardhje nga Republika e Kosovës.

Me këtë rast është arritur pajtimi për bashkëpunim të mëtejshëm dhe është premtuar ndihma konkrete me libra nga MDIS-i.