Takime me diasporën shqiptare në Suedi

Takime me diasporën shqiptare në Suedi

10/01/2018
Zëvendësministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Afrim Bekteshi, ka vizituar Qendrën Kulturore në Suedi, Rrjetin e Bizneseve Shqiptare në Suedi, shoqatat shqiptare dhe suedeze, si dhe biznesmenë nga diaspora shqiptare në këtë shtet.

Zëvendësministri Bekteshi ka bërë një vizitë edhe te shoqata shqiptare-suedeze “Meshari”, në ndërmarrjen eksportuese “Adelina Gross AB” në Malmo, pastaj është takuar me shefin e biznesit të Komunës së Helsingborgit, z. Cleas Malmberg.

Gjithashtu, zëvendësministri Afrim Bekteshi ka vizituar “ABF Huset”, një OJQ e themeluar nga fundi i vitit 1880, si dhe institucionin “Invest Skane” në Malmo.

Kjo ishte vizita e parë zyrtare e zëvendësministrit Bekteshi në Suedi