Gashi – Majko: Marrëveshjet e para të dy qeverive për një diasporë



Gashi – Majko: Marrëveshjet e para të dy qeverive për një diasporë



05/12/2017
Nënshkruhen marrëveshjet e para ndërmjet dy ministrive të Diasporës, asaj të Republikës së Kosovës dhe të Republikës së Shqipërisë, të parat e këtij lloji ndërmjet dy qeverive në kuadër të takimit në Korçë.

Nënshkruhen marrëveshjet e para ndërmjet dy ministrive të Diasporës, asaj të Republikës së Kosovës dhe të Republikës së Shqipërisë, të parat e këtij lloji ndërmjet dy qeverive në kuadër të takimit  në Korçë.

Zv. kryeministri Dardan Gashi ka mirëpritur marrëveshjet e arritura, të cilat synojnë unifikimin e politikave dhe strategjive kundrejt diasporës shqiptare, pavarësisht nga identiteti shtetëror.


“Shqiptarët janë shqiptarë, qofshin të Kosovës, qofshin të Shqipërisë e kështu me radhë. Kemi një gjuhë, një kulturë dhe të njëjtat tradita. Nga sot e tutje, bashkë me homologun tim, Majko, këto vlera po synojmë t’i kultivojmë dhe t’i mbrojmë si një trup, jo si dy institucione. Gjuha dhe kultura shqipe janë topprioritet e këtyre marrëveshjeve”, ka thënë zv. kryeministri Dardan Gashi.


Nga ana tjetër, ministri i Diasporës i Shqipërisë, Pandeli Majko, ka shprehur përkushtimin e tij për t’i shtyrë proceset përpara.


“Diaspora shqiptare është një dhe me rol të pakontestueshëm në historinë tonë kombëtare. Të dyja qeveritë tona e kanë me njëmend rilidhjen konkrete dhe rilindjen e dashurisë dhe ndërveprimit reciprok. Kjo që po bëjmë sot, është hapi i parë”, ka thënë ministri Pandeli Majko.
Mësimi plotësues i gjuhës shqipe dhe qendrat kulturore që ka të hapura tashmë Republika e Kosovës në disa vende, si dhe të tjerat që priten të hapen, me këto marrëveshje të dyja qeveritë bashkëveprojnë dhe bashkëndajnë gjithçka, duke përfshirë dhe mbulimin financiar.

Tri nga 12 marrëveshjet që u nënshkruan nga  dy kryeministrat  ishin për ministritë e Diasporës të të dyja vendeve.