Zyra e BE-së uron zv. kryeministrin Gashi, kërkon punë dhe transparencë

Zyra e BE-së uron zv. kryeministrin Gashi, kërkon punë dhe transparencë

22/11/2017
Në vazhdën e mbështetjeve për detyrat e reja, zv. kryeministri, njëherësh ministri i Diasporës dhe i Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, ka pranuar urimet e shefes së zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalya Apostolova.

Shefja e BE-së thekson rolin që ka Diaspora në zhvillimin ekonomik të vendit, si dhe rëndësinë e investimeve strategjike, duke kërkuar transparencë maksimale gjatë këtij procesi.

Me këtë rast, zv. kryeministri Gashi siguroi shefen e BE-së në Kosovë  se ky proces do të ketë transparencë maksimale. Deklarata e zv. kryeministrit Dardan Gashi:

“Jemi të vetëdijshëm se investimet kanë munguar në Kosovë, madje për shkak të mungesës së transparencës bashkë me burokracinë e vendimet e gabuara politike. Në rastin tonë, ju siguroj znj. Apostolova se procesi i investimeve strategjike do të jetë transparent dhe në çdo hap do të përfshihet Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe partnerët tanë ndërkombëtarë”.