Ministri i Diasporës qëndron për vizitë në Austri

Ministri i Diasporës qëndron për vizitë në Austri

20/11/2017
Zv.Kryeministri dhe Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, në turin e parë të takimeve në Diasporë, zgjodhi Austrinë, ku u ftua nga Vjena zyrtare së bashku me bashkëshorten, Jehonën.

Së bashku me Konsullin e Republikës së Kosovës, Imer Lladrovci në Vjenë dhe Konsullin e Republikës së Shqipërisë në Vjenë, takuan drejtues të Shoqatave Shqiptare, studentë dhe mësues që veprojnë në Austri.

Në këto takime ndër tjerash diskutuan për sfidat e bashkatdhetarëve tanë në këtë shtet, si dhe ata u informuan mbi risitë që do t’i ndërmerr Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike në vitin 2018.

Gjatë mbledhjes së dy qeverive në Korçë për herë të parë do të nënshkruhen marrëveshjet ndërmjet dy ministrive përkatëse të Diasporës për unifikimin e politikave dhe strategjive në këtë drejtim.