Zv.ministri Nura në konventën e veshmbathjeve të Kosovës

Zv.ministri Nura në konventën e veshmbathjeve të Kosovës

06/11/2017
Zëvendës ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike z.Faruk Nura, mori pjesë në Konventën e veshmbathjeve të Kosovës

Zv.ministri i diasporës dhe investimeve strategjike z. Faruk Nura mori pjesë në Konventën e veshmbathjeve të Kosovës. Qëllimi i kësaj konvente ishte promovimi i industrisë së veshmbathjeve si dhe identifikimi i prioriteteve industriale në këtë fushë.

Zv.ministri Nura në kuadër të panelit të investimeve strategjike, vlerësoi lartë qëllimet e kësaj konvente dhe u shpreh se Qeveria e Republikës së Kosovës është qeveri e zhvillimit ekonomike duke nënvizuar se Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike ka paraparë krijimin e lehtësirave për investitorët nga diaspora.

Këto lehtësira vazhdoi z.Nura përfshin aspektin ligjor si dhe afrimin e bizneseve të diasporës me tregun e Kosovës për të filluar investimet konkrete.

z.Nura shpreh qartë prioritetet e ministrisë në ndërtimin e politikave për afrimin e investimeve nga diaspora si faktorin kryesor në zhvillimin e vendit.