Nënshkruhet memorandumi, tash e tutje policat e sigurimit do të blihen “online”

Nënshkruhet memorandumi, tash e tutje policat e sigurimit do të blihen “online”

03/11/2017
Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet tri institucioneve - Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike, asaj të Brendshme dhe Byrosë Kosovare të Sigurimit - për ofrimin e shërbimeve të blerjes së policës kufitare “online“ në pikëkalimet kufitare të Republikës së Kosovës.

“Kjo iniciativë është e vjetër. Nuk është iniciativë e re, por, fatkeqësisht, nuk ishte realizuar. E falënderoj posaçërisht Ministrin e Brendshëm, i cili që në kontaktin e parë ka treguar gatishmëri dhe nuk na është dashur më shumë se dy takime për të finalizuar diçka që është zvarritur ndër vite”, ka thënë zv. kryeministri, njëherësh ministri i Diasporës dhe i Investimeve Strategjike, Dardan Gashi

Nga ana tjetër, ministri Flamur Sefaj ka treguar për procesin e kësaj iniciative, me rëndësi për diasporën kosovare. 

“E gjithë iniciativa ka nisur nga zv. kryeministri dhe ministri i Diasporës, Dardan Gashi. Edhe unë, edhe ministri vijmë nga diaspora. E kemi konsideruar që është shumë e rëndësishme kjo iniciativë, prandaj ne, si Ministri i Brendshme, i jemi bashkuar asaj”,  ka thënë me këtë rast ministri i brendshëm, Flamur Sefaj.

Nga Byroja Kosovare e Sigurimit, Rrahim Pacolli ka thënë se BSK-ja ka qenë e gatshme të bashkëpunojë me institucionet e Kosovës, për t’i shkurtuar pritjet e gjata të diasporës kosovare gjatë kthimit në atdhe.

Ky ishte realizimi i premtimit të parë publik i zv. kryeministrit Dardan Gashi, ndërkaq po punohet që në verën e vitit 2018 policat e sigurimit të hiqen tërësisht.