Nxënës të shkollës shqipe nga Italia vizituan Ministrinë e Diasporës

Nxënës të shkollës shqipe nga Italia vizituan Ministrinë e Diasporës

07/08/2017
Sot Ministrinë e Diasporës e vizitoi një grup i nxënësve të mësimit plotësues të gjuhës shqipe nga Italia. Ata shoqëroheshin nga mësuesit e tyre dhe nga prindër. Kjo vizitë u realizua në kuadër të ekskursionit treditor mësimor në Kosovë e Shqipëri. Ata i pritën drejtori i Departamentit të Arsimit dhe Kulturës, Avdyl Lipoveci, dhe zyrtarë të tjerë të MeD-së.

 

Sot Ministrinë e Diasporës e vizitoi një grup i nxënësve të mësimit plotësues të gjuhës shqipe nga Italia. Ata shoqëroheshin nga mësuesit e tyre dhe nga prindër. Kjo vizitë u realizua në kuadër të ekskursionit treditor mësimor në Kosovë e Shqipëri.

Ata i pritën drejtori i Departamentit të Arsimit dhe Kulturës, Avdyl Lipoveci, dhe zyrtarë të tjerë të MeD-së.

Në takimin me këta nxënës u tha se fëmijët e bashkatdhetarëve, në këtë rast të atyre që jetojnë në Itali duhet ta ndjekin shkollën shqipe, sepse kjo është në interesin e tyre. Përmes mësimit të shqipes,  ata do ta ruajnë dhe do ta zhvillojnë identitetin kombëtar, si dhe do ta kenë më lehtë të integrohen në shtetin ku jetojnë. Duke mësuar gjuhën amtare, në të ardhmen këta fëmijë mund të kenë shumë përparësi. Prandaj, prindërit duhet të jenë ata që duhet t’i motivojnë fëmijët ta ndjekin mësimin plotësues të shqipes.

Mësuesit dhe prindërit e nxënësve të pranishëm falënderuan Ministrinë e Diasporës për mbështetjen që u ofron, qoftë duke u dërguar libra, qoftë në mënyra të tjera që këta fëmijë ta kenë më lehtë ta zhvillojnë mësimin.

Gjatë kësaj vizite, nxënësit shqiptarë nga Italia do të kenë rast të njihen me gjeografinë e atdheut, duke vizituar monumente  historike e kulturore të atdheut.