“Diaspora sot përbën potencial shumëfish më të madh, jo vetëm financiar, por edhe profesional”

Valon Murati
				                 U ndanë çmimet vjetore për diasporën

U ndanë çmimet vjetore për diasporën

03/08/2017
Ministria e Diasporës organizoi ceremoninë e ndarjes së çmimeve vjetore për diasporën “Mërgimtari i vitit” dhe “Gazetari me shkrimin/kronikën ose emisionin më të mirë për diasporën”. Ky aktivitet u organizua në kuadër të Ditës së Diasporës. Çmimi “Mërgimtari i vitit” u jepet mërgimtarëve për sukseset e arritura në fushën e arsimit, kulturë, sport, biznes, veprimtari humanitare, si dhe për kontribut të veçantë për shtetin e Kosovës ose për diasporën

Ministria e Diasporës organizoi ceremoninë e ndarjes së çmimeve vjetore për diasporën “Mërgimtari i vitit” dhe “Gazetari me shkrimin/kronikën ose emisionin më të mirë për diasporën”.  Ky aktivitet u organizua në kuadër të Ditës së Diasporës.

Çmimi “Mërgimtari i vitit” u jepet mërgimtarëve për sukseset e arritura në fushën e arsimit, kulturë, sport, biznes, veprimtari humanitare, si dhe për kontribut të veçantë për shtetin e Kosovës ose për diasporën.

Çmimi në fushën e arsimit dhe  shkencës iu dha binjakeve  Detina Zalli & Argita Zalli për të arriturat në mjekësi.

Çmimi në fushën e kulturës iu dha regjisorit  Eki Rrahmani për kontributin dhe sukseset e tij në fushën e kinematografisë.

Çmimi në fushën e sportit iu dha futbollistit Etrit Berisha për sukseset e arritura në sport.

Çmimi në fushën e biznesit iu dha zonjës Miranda Ademaj, një udhëheqëse e suksesshme e një kompanie në Zvicër.

Çmimi post mortem iu dha ish-kryetarit të Parlamentit Zviceran, Victor Ruffy, për kontributin dhënë në sensibilizimin e çështjes së Kosovës dhe avancimin e integrimin e shqiptarëve në Zvicër.

 Çmimi i nderit iu dha  prof. dr. Basil Schader, për kontribut të veçantë dhe përkrahje të jashtëzakonshme në fuqizimin e mësimit të gjuhës shqipe në botë.

Çmimi “Mërgimtari i vitit” iu dha fotografit të njohur shqiptar që jeton dhe vepron në Amerikë, Fadil Berisha, për punën dhe sukseset e arritura në fushën e fotografisë.

Po në këtë ceremoni u nda edhe çmimi “Gazetari me shkrimin/kronikën ose emisionin më të mirë për diasporën”.

Çmimi për emisionin më të mirë televiziv iu dha Adnan Alitit nga Radiotelevizioni “Zëri i Kosovës” në Danimarkë, për dokumentarin “Me arbneshët e Zarës”. Është ky një dokumentar për arbneshët e Zarës,  që nga vendosja e tyre në këtë vend, ruajtja e traditave dhe  e gjuhës, kontributi i tyre etj.

Çmimi për shkrimin më të mirë në medie/portale iu dha dy gazetarëve: Migjen Kajtazit për reportazhin  “Unë dhe Samiti i Diasporës” dhe  Arif Ejupit për shkrimin “FC Kosova e Gjenevës, 20 vjet  futboll dhe integrim”.

Gjithashtu, çmimi për kontribut të veçantë në promovimin e diasporës shqiptare iu dha dy gazetarëve  Bahtir Cakollit nga RTV-21 dhe Agron Krasniqit nga RTK-ja, të cilët përmes emisioneve të ndryshme për bashkatdhetarët kanë kontribuuar për diasporën.

Pas ndarjes së çmimeve, mbrëmja vazhdoi me grupin muzikor nga Sllovenia “Kvali”, si dhe me këngëtaren Nezafete Shala, të cilët kënduan këngë të bukura shqipe.