“Diaspora sot përbën potencial shumëfish më të madh, jo vetëm financiar, por edhe profesional”

Valon Murati
 Ministri Murati bashkëbisedoi me personat me aftësi të kufizuara nga diaspora

Ministri Murati bashkëbisedoi me personat me aftësi të kufizuara nga diaspora

25/07/2017
Në kuadër të “Ditëve të diasporës”, sot ministri i Diasporës, Valon Murati, së bashku me drejtorin ekzekutiv të HANDIKOS-it, Afrim Maliqi, morën pjesë në debatin e organizuar me personat me aftësi të kufizuara nga diaspora dhe Kosova

Në kuadër të “Ditëve të diasporës”, sot ministri i Diasporës, Valon Murati, së bashku me drejtorin ekzekutiv të HANDIKOS-it, Afrim Maliqi, morën pjesë në debatin e organizuar me personat me aftësi të kufizuara nga diaspora dhe Kosova.

 

Gjatë këtij bashkëbisedimi, u shpërfaqën shumë përvoja interesante nga të dyja anët dhe, njëkohësisht, u trajtua mundësia e rritjes së bashkëpunimit ndërmjet HANDIKOS-it dhe personave me aftësi të kufizuar nga Kosova, si dhe atyre nga diaspora.

 

Në përgjithësi u vlerësua ndihma që ofrohet nga diaspora për personat me aftësi të kufizuara dhe u trajtuan mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit,  të shkëmbimit të përvojave  dhe krijimit të lidhjeve me institucione ndërkombëtare dhe me ato të shteteve ku jeton diaspora jonë.

 

Edhe në këtë debat u shpalosën sukseset e njerëzve tanë nga diaspora, të cilët kanë depërtuar me sukses edhe në sferat shoqërore që merren me personat me aftësi të kufizuara dhe kështu kanë shtruar edhe rrugën e depërtimit në sferën publike dhe politike.