Ministri Murati priti prokuroren shqiptaro-amerikane Suzana Shkreli

Ministri Murati priti prokuroren shqiptaro-amerikane Suzana Shkreli

17/07/2017
Sot ministri i Diasporës, Valon Murati, u takua me Suzana Shkrelin, prokurore në Departamentin për Mbrojtjen e Fëmijëve në ShBA, në qarkun Macomb.

 

Sot ministri i Diasporës, Valon Murati, u takua me  Suzana Shkrelin,  prokurore në Departamentin për Mbrojtjen e Fëmijëve në ShBA, në qarkun Macomb.

Shkreli është shqiptarja e parë që kandidoi për t’u bërë pjesë e Kongresit Amerikan, duke përfaqësuar distriktin 8 të Michiganit.  Në kandidimin e saj, ajo qe përkrahur nga dy ish-presidentët amerikanë, Klinton dhe Obama.

 Në fokus të takimit ishte mbështetja e diasporës shqiptare në Amerikë, veçanërisht e të rinjve, dhe në këtë kontekst ajo shprehu vullnetin dhe përkushtimin për ta dhënë kontributin e vet.

Në anën tjetër, ministri Murati theksoi se MeD-ja e mbështet diasporën shqiptare kudo që është, në çdo fushë.

Ministri Murati e njoftoi zonj.Shkreli me punën që bën MeD-ja, për regjistrimin e diasporës, që sapo përfundoi, për rrjetin e bizneseve, të krijuara anembanë botës, për manifestimin “Ditët e Diasporës”, si dhe për aktivitetet që zhvillohen në kuadër të këtij manifestimi.