Në Prishtinë u mbajt “Sofra tradicionale 2017”

Në Prishtinë u mbajt “Sofra tradicionale 2017”

17/07/2017
Me rastin e “Ditëve të Diasporës”, organizuar nga Ministria e Diasporës, në bashkëpunim me Qendrën Rinore Publike të Skenderajt, u organizua “Sofra tradicionale 2017".

Me rastin e “Ditëve të Diasporës”, organizuar nga Ministria e Diasporës, në bashkëpunim me Qendrën Rinore Publike të Skenderajt, u organizua “Sofra tradicionale 2017”.

Para një numri të madh të qytetarëve, u shtrua sofra me ushqim tradicional shqiptar.

Sofra, përveç ushqimit tradicional, u shoqërua edhe me valle dhe këngë folklorike, kënduar nga rapsodët e ansamblit “Drenica”.

Pjesë e kësaj sofre ishte edhe Daut Demaku, shkrimtar, njëherësh themeluesi i Qendrës së Mendimit Pozitiv, i cili ia shtoi vlerën këtij aktiviteti duke treguar anekdota të ndryshme nga jeta dhe historia e popullit tonë.