“Diaspora sot përbën potencial shumëfish më të madh, jo vetëm financiar, por edhe profesional”

Valon Murati
Njoftim

Njoftim

04/07/2017
Meqë tash është koha e pushimeve, kur bashkatdhetarët vijnë në atdhe, Ministria e Diasporës u rekomandon që paraprakisht, para se ta marrin rrugën për në Kosovë, ta konsultojnë vebfaqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme, përkatësisht Qendrën kombëtare të menaxhimit kufitar, e cila për çdo ditë pasqyron situatën në pikat kufitare, duke treguar edhe për kohën e pritjes.

Duke konsultuar këtë faqe, bashkatdhetarët do të kenë mundësi të kalojnë aty ku e kanë më lehtë dhe ku nuk krijohet kolonë e gjatë pritjeje.

Për shkak të punimeve në terminalin e ri, por edhe për shkak të përqendrimit  që ndodh në Merdare gjatë ardhjes së mërgimtarëve, ajo pikë kufitare mund të jetë më problematikja  sa u përket pritjeve, andaj Ministria e Diasporës, në konsultim me Policinë e Kosovës, rekomandon që, aq sa ka mundësi, të shmanget ajo pikë dhe të shfrytëzohen pikat e tjera kufitare.

Për çfarëdo problemi ose halli që mund t’u paraqitet gjatë rrugës, bashkatdhetarët menjëherë t’i njoftojnë Policinë e Kosovës dhe Zyrën e Kosovës në Beograd në: + në +38166247743 dhe l.o@rks-gov.net, por edhe Ministrinë e Diasporës në: ministriaediaspores@rks-gov.net.