“Diaspora sot përbën potencial shumëfish më të madh, jo vetëm financiar, por edhe profesional”

Valon Murati
 Njoftim   -  Publikimi i rezultateve preliminare të Regjistrit të Diasporës

Njoftim - Publikimi i rezultateve preliminare të Regjistrit të Diasporës

06/06/2017
Në kuadër të projektit “Ti je pjesë e atdheut”, Ministria e Diasporës do t’i publikojë rezultatet preliminare të Regjistrit tët Diasporës.

Në kuadër të projektit “Ti je pjesë e atdheut”,  Ministria e Diasporës do t’i publikojë rezultatet preliminare të Regjistrit tët Diasporës. 

Procesi i Regjistrit të Diasporës dhe Mërgatës ka  filluar në janar të vitit 2014 në formën elektronike (online) dhe në formën manuale (me pyetësorë). Rezultatet preliminare kanë dalë nga të dhënat  e të regjistruarve aktivë deri më  31.12.2016.

Në këtë ngjarje përveç publikimit të rezultateve, do të hapet edhe fushata sensibilizuese e regjistrit elektronik – platforma elektronike , e cila do të jetë aktive  deri në vitin 2021, kur do të publikohen rezultatet përfundimtare të këtij procesi.

Publikimi i rezultateve preliminare të Regjistrit të Diasporës do të bëhet më 10 qershor 2017, në orën 14:00, në hotelin “Sirius”, në Prishtinë.