“Diaspora sot përbën potencial shumëfish më të madh, jo vetëm financiar, por edhe profesional”

Valon Murati
 FTESË PËR PJESËMARRJE NË KAMPIN VEROR “TOKA JONË”

FTESË PËR PJESËMARRJE NË KAMPIN VEROR “TOKA JONË”

11/05/2017
Ministria e Diasporës i fton të interesuari nga diaspora që të marrin pjesë në kampin veror për të rinjtë, i cili organizohet në bashkëpunim me OJQ-në “Toka”.

Ministria e Diasporës i fton të interesuari nga diaspora që të marrin pjesë në kampin veror për të rinjtë, i cili organizohet në bashkëpunim me OJQ-në “Toka”.

Kampi do të mbahet nga data 24 -28 korrik 2017, në qendrën rekreative “Gërmia”, në Prishtinë. Në këtë kamp do të jenë 40 pjesëmarrës nga diaspora, Kosova dhe Shqipëria, të grup-moshës 14 -17 vjeç.

Qëllimi i këtij kampi është krijimi dhe thellimi i lidhjeve të brezave të rinj të diasporës me Kosovën, njohja e tyre me natyrën, kulturën dhe historinë shqiptare, si dhe njohja dhe krijimi i lidhjeve miqësore me bashkëmoshatarët e tyre nga Kosova dhe Shqipëria.

Për më shumë informata lidhur me programin, aktivitetet dhe mënyrën e aplikimit, drejtojuni në faqen www.toka-ks.org/diaspora