“Diaspora sot përbën potencial shumëfish më të madh, jo vetëm financiar, por edhe profesional”

Valon Murati
Përfundoi cikli i parë i ekskursioneve me nxënësit nga diaspora

Përfundoi cikli i parë i ekskursioneve me nxënësit nga diaspora

27/04/2017
Me vizitën e nxënësve shqiptarë të Kroacisë, përfundoi cikli i parë i ekskursioneve në Kosovë e Shqipëri me nxënësit e mësimit plotësues nga diaspora, organizuar nga Ministria e Diasporës, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit.

Nxënës dhe mësues shqiptarë, në mesin e tyre arbneshë, por edhe kroatë, nga shkolla fillore “Kruno Krstiq” të Arbneshit dhe nga gjimnazi i Zarës “Vladimir Nazor”, si dhe nxënës e mësues shqiptarë nga Osijeku ishin për vizitë në Ministrinë e Diasporës. Ata i priti Sekretari i Përgjithshëm i Diasporës, Osman Shahini, dhe përfaqësues të tjerë të MeD-së.

Sekretari Shahini i njoftoi të pranishmit për punën e ministrisë, për kurrikulën  lidhur me mësimin në diasporë, për programin lidhur me zhvillimin profesional të mësuesve, e gjithë kjo për ta shtuar cilësinë e mësimit të shqipes.

Ai falënderoi shtetin kroat për mbështetjen që i jep mësimit plotësues të Kroaci. Sekretari Shahini theksoi se këto vizita të mos jenë vetëm njohëse, por të kthehen në vizita pune.  

Mësuesit dhe nxënësit e mësimit plotësues falënderuan MeD-në për këtë vizitë. Ata u shprehën të lumtur që nga ky ekskursion do të mësojnë shumëçka nga historia, kultura dhe trashëgimia shqiptare, dhe më pas do t’ua përcjellin edhe të tjerëve në shtetin e tyre.