“Diaspora sot përbën potencial shumëfish më të madh, jo vetëm financiar, por edhe profesional”

Valon Murati
Kryetari i komunës  Wangi të Zvicrës vizitoi Ministrinë  e Diasporës

Kryetari i komunës Wangi të Zvicrës vizitoi Ministrinë e Diasporës

13/04/2017
Sot, në Ministrinë e Diasporës, zëvendësministri Janez Frrokaj bashkë me sekretarin e përgjithshëm, Osman Shahini, zhvilluan një takim me kryetarin e komunës Wangi të Zvicrës, Thomas Goldiner.

Sot, në Ministrinë  e Diasporës, zëvendësministri Janez Frrokaj bashkë me sekretarin e përgjithshëm, Osman Shahini, zhvilluan një takim me kryetarin e komunës Wangi të Zvicrës, Thomas Goldiner.

Në këtë takim, biseda u përqendrua kryesisht rreth mësimit plotësues të gjuhës shqipe që zhvillohet në Zvicër, në kuadër të shkollave zvicerane, aktiviteteve që MeD-ja i organizon për diasporën, për integrimin e komunitetit shqiptar në jetën politiko-sociale të shtetit zviceran, për rrjetin e bizneseve etj.

Po ashtu, kryetari Goldigner u njoftua edhe për Qendrën Kulturore në Zvicër, për punën që bën ajo për bashkatdhetarët që jetojnë atje.  

Kryetari Thomas Goldigner  falënderoi për pritjen, duke theksuar se mbështetja dhe ndihma për mësimin plotësues të gjuhës shqipe në nivelin kantonal dhe komunal të komunës që e udhëheq ai nuk do të mungojë.