“Diaspora sot përbën potencial shumëfish më të madh, jo vetëm financiar, por edhe profesional”

Valon Murati
Njoftim - Procedurat e dërgimit të donacioneve nga jashtë në Kosovë

Njoftim - Procedurat e dërgimit të donacioneve nga jashtë në Kosovë

07/04/2017
Procedurat e dërgimit të donacioneve nga jashtë në Kosovë Mallrat e importuara si donacione në Kosovë, për t’u liruar nga detyrimet e importit, duhet t’i kenë të bashkëngjitura këto dokumente:

Procedurat e dërgimit të donacioneve nga jashtë në Kosovë

Mallrat e importuara si donacione në Kosovë, për t’u liruar  nga detyrimet e importit, duhet t’i kenë të bashkëngjitura këto dokumente:

  1. Deklarata e dhuruesit

Në këtë deklaratë duhet të precizohet/en artikulli/artikujt që dhurohen si donacion, me një vlerë të përafërt, duke e bashkëngjitur artikullin/listën e artikujve (packing list) me specifikat e mallit, si vijon;

  1. Deklarata e donacionit ku thuhet se malli është dhënë si donacion, falas apo pa kompensim;
  2. Vlera e mallit ose vlera më e përafërt e tij;
  3. Lista e paketimit ose përshkrimi i mallit (lloji, pesha, sasia).
  1. Pëlqimi i institucionit qendror

Ky dokument lëshohet nga Ministria përkatëse, varësisht nga natyra e donacioneve. P.sh.  për materialet e importit me qëllime edukative për shkolla, pëlqimi merret nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë,

si dhe

  1. Deklarata e pranimit të donacionit

Ky dokument lëshohet nga pranuesi i donacionit, përkatësisht nga institucioni, të cilit i destinohet donacioni. P.sh. në rastin e importit të materialeve për qëllime edukative për shkolla, mund të jetë Drejtoria e Arsimit e Komunës përkatëse ose shkolla përkatëse.

Për më shumë detaje shih “KODI nr. 03/L-109 DOGANOR DHE I AKCIZAVE NË KOSOVË”

https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=2600

 si dhe

“LIGJI NR. 04/L-163 PËR MALLRAT E LIRUARA NGA TATIMI DOGANOR DHE MALLRAT ME TARIFË ZERO TË TATIMIT DOGANOR / ANEKS”

https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=8987

Vërejtje: Ky njoftim nuk e ka fuqinë e ligjit, por është vetëm udhëzues për donatorë dhe përfitues të donacioneve.