“Diaspora sot përbën potencial shumëfish më të madh, jo vetëm financiar, por edhe profesional”

Valon Murati
Ministrinë e Diasporës e vizitoi një delegacion mësuesish nga Gjermania

Ministrinë e Diasporës e vizitoi një delegacion mësuesish nga Gjermania

06/04/2017
Në kuadër të realizimit të ekskursioneve mësimore-njohëse të nxënësve dhe mësuesve shqiptarë nga diaspora në atdhe, në Ministrinë e Diasporës, sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Diasporës, Osman Shahini, bashkë me zëvendësministrin e MeD-së, Janez Frrokaj, dhe përfaqësues të tjerë të MeD-së pritën një delegacion të mësuesve të mësimit plotësues nga Gjermania, përkatësisht të qyteteve Arnsberg, Sundern e Dortmund, të cilit i printe Kemajl Çallaku, mësues

Në kuadër të realizimit të ekskursioneve mësimore-njohëse të nxënësve dhe mësuesve  shqiptarë nga diaspora në atdhe, në Ministrinë e Diasporës, sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Diasporës, Osman Shahini, bashkë me zëvendësministrin  e MeD-së, Janez Frrokaj, dhe  përfaqësues të tjerë të MeD-së pritën një delegacion të mësuesve të mësimit plotësues nga Gjermania, përkatësisht të qyteteve Arnsberg, Sundern e Dortmund, të cilit i printe Kemajl Çallaku, mësues.

Pjesë të këtij delegacioni ishin edhe drejtori i Drejtorisë së Arsimit në qytetin e Dortmundit, Peter Rieger, pedagogë, drejtorë të shkollave gjermane, si dhe prindër të nxënësve.

Në fokus të takimit ishte bashkëpunimi mes MeD-së dhe institucioneve të arsimit të Gjermanisë, mbështetja e mësimit plotësues në Gjermani, si dhe ndihma e mësuesve me libra e mjete të tjera mësimore.

Kjo vizitë po zhvillohet në kuadër të ekskursionit mësimor njohës në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni, ekskursion  ky që organizohet nga Ministria e Diasporës, MASHT-i, MAS-i i Shqipërisë dhe subjekte e institucione të tjera.

Gjatë këtij muaji do të realizohen ekskursione  me nxënës dhe mësues të shkollave shqipe në Austri, Greqi, Gjermani, Kroaci (shqiptarë, arbëneshë dhe kroatë nga Zara) Gjermani dhe Suedi.

MeD-ja dhe MASHT-i sivjet organizojnë 10 ekskursione mësimore me nxënës e mësues nga diaspora, prej të cilëve 7 i organizon MeD-ja dhe tre MASHT-i.