Ministria e Diasporës shpall konkurs të hapur  për çmimin

Ministria e Diasporës shpall konkurs të hapur për çmimin

29/03/2017
“Gazetari me shkrimin/ kronikën ose emisionin më të mirë për diasporën” Ministria e Diasporës e ndan çmimin vjetor për shkrimin / kronikën ose emisionin më të mirë për diasporën, çmim ky tashmë tradicional. Dhënia e këtij çmimi ka për qëllim promovimin e iniciativave, aktiviteteve dhe vlerave të diasporës në mediet kombëtare dhe ato ndërkombëtare.

Konkurs

 Ministria e Diasporës shpall konkurs të hapur  për çmimin

  “Gazetari me shkrimin/ kronikën ose emisionin më të mirë  për diasporën” 

Ministria e Diasporës e  ndan çmimin vjetor për shkrimin / kronikën ose emisionin më të mirë për diasporën, çmim ky tashmë tradicional.

Dhënia e këtij  çmimi ka për qëllim promovimin e iniciativave, aktiviteteve dhe vlerave të diasporës në mediet kombëtare dhe ato ndërkombëtare.   

Me këtë rast, Ministria e Diasporës i fton  gazetarët e të gjitha trevave shqiptare që me shkrimet e tyre, reportazhe, emisione radiotelevizive, përkatësisht me kronikë televizive ose kronikë në radio të konkurrojnë në konkursin  për çmimin  “Shkrimi/kronika ose emisioni më i mirë për diasporën”.

Shkrimet/ kronikat, përkatësisht emisionet  duhet të kenë për temë çështje që lidhen me diasporën në fusha të ndryshme (arsim, kulturë, ekonomi, sociale).

Çmimet do të jepen në këto kategori:

Çmimi për kronikën/reportazhin ose emisionin më të mirë  televiziv;

 Çmimi për kronikën/ emisionin në radio;

Çmimi për shkrimin/reportazhin më të mirë në mediet e shkruara/ portale;

Çmimi për kontribut të veçantë dhënë në promovimin e diasporës.

I. Kushtet:

- Të jetë shkrim i botuar në periudhën gusht 2016 – qershor 2017 në mediet e shkruara (ose elektronike) – emision/reportazh/ kronikë televizive ose radiodifuzive;

-  t'i jetë kushtuar aktivitetit të diasporës shqiptare;

-  të ketë vlera afirmative dhe mesazhe që i kontribuojnë fuqizimit të diasporës dhe rolit të saj në ndërtimin e shtetit të Kosovës; 

- të nxitë interesimin e diasporës për të investuar në Kosovë.

II. Përzgjedhjen e shkrimit më të mirë, përkatësisht kronikën/emisionin më të mirë do ta bëjë një komision që do të përbëhet nga njerëz kompetentë të fushës së gazetarisë.

III. Të interesuarit mund të konkurrojnë në mënyrë fizike dhe në mënyrë elektronike.

Shkrimet  duhet të dërgohen  me  zarfe të mbyllura (Kronikat ose reportazhet televizive duhet të jenë në CD). Në zarf të shënohet titulli i konkursit, ndërsa brenda tij duhet të jenë të dhënat personale të autorit, media në të cilën është botuar shkrimi, një kopje e gazetës/portalit dhe data e botimit.

Shkrimet, përkatësisht kronikat  ose emisionet (CD) duhet të dërgohen në këtë adresë:

Ministria e Diasporës – Zyra e arkivit, rr.”Zenel Salihu”  (objekti i ish-Gjykatës Themelore), p.n., Prishtinë 10000, Republika e Kosovës,

ose nëpërmjet postës elektronike sabrie.grainca@rks-gov.net ose ministriaediaspores@rks-gov.net në format PDF,  i bashkëngjitet kopja origjinale e gazetës/revistës ku është publikuar (data, faqja dhe ballina), apo vebfaqja  origjinale e shkrimit të botuar në portalet “online”.

Konkursi do të jetë i hapur nga dita e publikimit  deri më 30 qershor 2017.