“Diaspora sot përbën potencial shumëfish më të madh, jo vetëm financiar, por edhe profesional”

Valon Murati
Urimi ministrit Murati për Ditën e Mësuesit

Urimi ministrit Murati për Ditën e Mësuesit

07/03/2017
Të dashur mësimdhënës të diasporës, Sot me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, me gjithë zemër ju falënderoj për përkushtimin tuaj të jashtëzakonshëm për të mbajtur gjallë mësimin e gjuhës shqipe te fëmijët tanë në diasporë. Puna dhe përkushtimi juaj i pashoq është kontribut i jashtëzakonshëm për të ardhmen e fëmijëve dhe atdheut tonë të përbashkët.

Të dashur mësimdhënës të diasporës,

Sot me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, me gjithë zemër ju falënderoj për përkushtimin tuaj të jashtëzakonshëm për të mbajtur gjallë mësimin e gjuhës shqipe te fëmijët tanë në diasporë.

Puna dhe përkushtimi juaj i pashoq është kontribut i jashtëzakonshëm për të ardhmen e fëmijëve dhe atdheut tonë të përbashkët.

Ne ju jemi shumë mirënjohës për atdhedashurinë tuaj, të cilën e dëshmoni duke u mësuar fëmijëve gjuhën shqipe, përmes së cilës ata rriten duke e ruajtur identitetin kombëtar. 

Duke ju uruar 7 Marsin, ditën tuaj, dëshiroj të vlerësoj bashkëpunimin tuaj me institucionet e Republikës së Kosovës, duke ju siguruar përkushtimin tonë që të jemi edhe më pranë rrugëtimit tuaj fisnik. 

Valon Murati
Ministër i Diasporës