“Diaspora sot përbën potencial shumëfish më të madh, jo vetëm financiar, por edhe profesional”

Valon Murati
FTESË PËR APLIKIM ME PROJEKTPRPOZIME

FTESË PËR APLIKIM ME PROJEKTPRPOZIME

03/03/2017
I. Kriteret e përgjithshme Aplikuesi të jetë person juridik ose fizik, vendës ose i huaj, veprimtaria e të cilëve përputhet me atë të projektit me të cilin aplikojnë. Projektet aplikuese duhet të jenë në përputhje me qëllimin për ruajtjen dhe kultivimin e identitetit kombëtar, gjuhësor, kulturor e arsimor të pjesëtarëve të diasporës dhe mërgatës, si dhe nxitjen e investimeve të tyre në Kosovë.

I. Kriteret e përgjithshme

  • Aplikuesi të jetë person juridik ose fizik, vendës ose i huaj, veprimtaria e të cilëve përputhet me atë të projektit me të cilin aplikojnë.
  • Projektet aplikuese duhet të jenë në përputhje me qëllimin për ruajtjen dhe kultivimin e identitetit kombëtar, gjuhësor, kulturor e arsimor të pjesëtarëve të diasporës dhe mërgatës, si dhe nxitjen e investimeve të tyre në Kosovë.
  • Aplikuesi duhet të prezantojë formularin e aplikimit, ku, ndër të tjera, përfshihen: ideja dhe titulli i projektit, qëllimi dhe rezultati i projektit, mënyra e realizimit, subjekti i realizimit, afati i realizimit dhe kostoja e projektit e specifikuar sipas aktiviteteve të planifikuara.
  • Projekti duhet të jetë i ndonjërës nga këto fusha: art, kulturë, letërsi, i natyrës hulumtuese, shkencore, rinore, sportive, edukative, arsimore, informative ose fusha të tjera të ngjashme.

III. E drejta e aplikimit

· Të drejtë aplikimi kanë

  • Personat juridikë (çdo entitet ligjor i regjistruar si OJQ, apo i regjistruar si ndërmarrje, në Kosovë ose jashtë vendit), si dhe
  • Personat fizikë (çdo individ me zotësi të plotë juridike dhe të veprimit, i pajisur me numër fiskal).


· Përparësi kanë projektet e përbashkëta të aplikuesve nga diaspora dhe të atyre vendës. Inkurajohen femrat të aplikojnë.

IV. Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim

Kur aplikuesi është person juridik, duhet të aplikojë me dokumentacionin e mëposhtëm:

  • Formularin standard të aplikimit të MeD-së për subvencionim të projektit;
  • Certifikatën e regjistrimit (së bashku me informatat shtesë) dhe certifikatën e numrit fiskal;
  • CV-në e bartësit të projektit aplikues;
  • Të dhënat bankare të aplikuesit;
  • Kopja e letërnjoftimit.

Kur aplikuesi është person fizik, duhet të aplikojë me dokumentacionin e mëposhtëm:

  • Formularin standard të aplikimit të MeD-së për subvencionim të projektit;
  • CV-në e bartësit të projektit aplikues;
  • Të dhënat bankare të aplikuesit;
  • Kopja e letërnjoftimit.

Projektpropozimet do të vlerësohen nga komisioni vlerësues i projekteve, më së voni 15 ditë nga dita e përfundimit të afatit për aplikim.

Inkurajohen të gjithë aplikuesit të aplikojnë me projekte për “Ditët e diasporës”, të cilat do të organizohen nga 1 korriku deri më 2 gusht 2017.

V. Projektet që NUK do të shqyrtohen

- Projektet me dokumentacion të pakompletuar;

- Projektet e paraqitura pas kalimit të afatit të aplikimit, dhe
- Projektet e përfituesve të mëparshëm që nuk e kanë dorëzuar raportin dhe nuk i kanë kryer obligimet e parapara me marrëveshje.

Shënim: Aplikuesit duhet ta plotësojnë vetëm formularin për aplikim. Formën mund ta gjeni në med.rks-gov.net

Projektet që nuk janë në formën e hartuar nga MeD-ja, nuk pranohen.

V. Mënyra e aplikimit  

Aplikuesit me vendbanim në Kosovë mund të aplikojnë duke e dorëzuar personalisht dokumentacionin në tri kopje, në zyrën e arkivit, adresa: Ministria e Diasporës, rruga “Zenel Salihu”, p.n., 10000, Prishtinë (ish-ndërtesa e Gjykatës Themelore), si dhe 

Aplikuesit me vendbanim në diasporë mund të aplikojnë duke e dorëzuar dokumentacionin në adresën elektronike projektet.med@rks-gov.net

Afati për dorëzimin e projektpropozimeve është 15 ditë pune, nga dita e shpalljes së ftesës publike:  nga data 3 mars 2017 deri më 23 mars 2017, në orën 16:00

RREGULLORJA PËR KRITERET DHE MËNYRËN E SUBVENCIONIMIT TE PROJEKTEVE PËR DIASPORËN

FORMULARI PËR APLIKIM