“Diaspora sot përbën potencial shumëfish më të madh, jo vetëm financiar, por edhe profesional”

Valon Murati
Ministria e Diasporës e përkushtuar të punojë në buxhetimin e përgjegjshëm gjinor

Ministria e Diasporës e përkushtuar të punojë në buxhetimin e përgjegjshëm gjinor

10/02/2017
Sot Ministri Murati priti në një takim pune drejtoren ekzekutive të Rrjetit të Grupeve të Grave të Kosovës znj. Igballe Rogova me bashkëpunëtore. Në këtë takim ministri Murati tregoi për të arriturat dhe sfidat që ka ministria në fushën e barazisë gjinore. Gjithashtu ai e konsideroi të nevojshëm bashkëpunimin në të gjitha fushat me RRGGK-në për të avancuar barazinë gjinore jo vetëm brenda ministrisë dhe aktiviteteve të saj por edhe në punën e saj me diasporën.

Znj.Rogova nga ana e saj duke vlerësuar punën e Ministrisë së Diasporës në fushën e barazisë gjinore në emër të RRGGK-së i ofroi Ministrisë së Diasporës të jetë pjesë e projektit të saj për të ndihmuar institucinet e vendit në buxhetimin e përgjegjshëm gjinor, i cili ëshë edhe obligim edhe ligjor. Duke e konsideruar tejet të rëndësishme buxhetimin e përgjegjshëm gjinor, Ministri Murati shprehu përkushtimin e tij që Ministria e Diasporës të jetë pjesë e këtij projekti të RRGGK-së.

Andaj u vendos që menjëherë të procedohet me vedosjen e pikave të kontaktit si dhe me përcaktimin e agjendës së punës së përbashkët në ditët në vijim.