Zëvendësministrat

SAHIT KRASNIQI

I lindur më 16.1.1958.
I martuar, baba i shtatë fëmijëve.

Profesioni: Ekonomist

Funksionet politike:

Sekretar i Nëndegës së Parë të LDK-së në Ferizaj nga viti 1990 deri më 1991;

Kryetar i Nëndegës së LDK-së në Ferizaj nga viti 1991 deri më 1993;

Anëtar i kryesisë së Degës së LDK-së në Ferizaj nga viti 1997 deri më 2006; 

Nënkryetar i kryesisë së LDK-së në Ferizaj nga viti 2002 deri më 2006;

Nënkryetar i LDD-së për Ferizaj nga viti 2006 deri më 2010;

Anëtar i kryesisë qendrore të LDD-së në Prishtinë; 

Kryetar i LDD-së për Ferizaj nga viti 2010 deri më 2013;

Anëtar i kryesisë së LDK-së, dega në Ferizaj, nga viti 2013 e tutje.

Funksionet publike: 

Nënkryetar i bordit administrativ të Komunës së Ferizajt nga viti 2000 deri më 2001;

Kryeshef ekzekutiv në Komunën e Ferizajt nga viti 2001 deri më 2006;

Deputet i Parlamentit të Kosovës nga viti 2001 deri më 2004;

Aktualisht zëvendësministër i Ministrisë së Diasporës.


Janez Frrokaj

lindi në Gjakovë, më 16.7.1956. I martuar, baba i gjashtë fëmijëve.

I diplomuar në Fakultetin e Mbrojtjes, në Universitetin e Beogradit.

Pas diplomimit, punoi profesor në shkollën e mesme elektroteknike “Nikolla Tesla” në Obiliq (Kastriot), në vitet 1982/1985. Më pas, deri në vitin 1990, punoi  drejtues i Sektorit të Mbrojtjes në Elektrokosovë.

Pas dëbimit  nga puna në mënyrë të dhunshme nga pushteti serb, e themeloi firmën private SHPK "AGU", ku ishte menaxher. Po ashtu, ishte pjesëmarrës aktiv i luftës çlirimtare të Kosovës. Më pas, gjatë viteve 1999/2002 punoi si zyrtar i lartë në KEK.

Aktivitetet politike i filloi që nga vitet 1989/90, duke qenë një ndër themeluesit e Lidhjes Demokratike, si lëvizje mbarëpopullore e Kosovës, më pas anëtar i këshillit të Partisë Shqiptare Demokristiane, anëtar i Shtabit të Mbrojtjes/Emergjencës. Prej vitit 2008 është kryetar i PSHDK-së në Gjakovë, ndërsa prej vitit 2007 është anëtar i Kuvendit të Komunës së Gjakovës.

Njohuritë e gjuhëve të huaja: i njeh mirë gjuhën serbokroate, maqedonase, sllovene, ruse, si dhe ka njohuri bazike në gjuhën angleze, gjermane dhe në atë Italiane.