Ministri

 

Dardan Gashi
Zv. Kryeministër / Ministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike 

Dardan Gashi ka lind më 3 korrik 1969.

Në Austri ku dhe u zhvendos, studioi Shkencat Politike dhe Komunikimit në Universitetin e Vjenës.

Karrierën e filloi si mbikëqyrës i zgjedhjeve në kuadër të OSBE’në, Misioni në Bosnje e Hercegovinë.

Në vitin 1997, z. Gashi u bë drejtor i zyrës në Bërckë – Federata e Bosnjës dhe Hercegovinës.

Gjatë atij viti, kaloi në Kroaci, në pozitën e Monitoruesit të të Drejtave të Njeriut.

Më vonë mori pozitën e zëdhënësit të misionit të OSBE-s në Sarajevë.

z. Gashi ka punuar për Misionin Verifikues në Kosovë (1999) si Zyrtar për Informim i Zyrës Ndërlidhëse të Sekretariatit të OSBE’së në Vjenë.

Pas luftës, me OSBE kontribuoi në planet e ndërtimit të institucioneve, politikave mediale, regjistrimit të popullsisë dhe zgjedhjeve elektorale përshi dhe rolin si Përfaqësuesi Special i OSBE-s për Lirinë e Mediave në Kosovë.

Gjatë vitit 2000, z. Gashi punoi në Grupin Ndërkombëtar të Krizave, Tribunalin e Hagës për krime në Ish-Jugosllavi, Iniciativën Europiane për Stabilitet, etj.

Nga viti 2005 deri më 2008, z. Gashi vazhdoi karrierën e tij politike në zyrën e zëvendëskryeministrit/Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Kryesoi grupin punues për decentralizim, dhe mori pjesë në të gjitha takimet gjatë Negociatave të Vjenës, si Këshilltar i Lartë.

Njëkohësisht kryesoi grupin punues të Kthimit brenda procesit të Dialogut të drejtpërdrejt me Beogradin.

Në qershor të vitit 2010, z. Gashi mori postin e zëvendësministrit të Integrimeve Evropiane dhe këtë pozitë e mbajti deri në janar 2011 kur emri i tij u propozua për Ministër të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, pas zgjedhjeve kombëtare të vitit 2010.

Në mars të vitit 2011 z. Dardan Gashi zgjidhet Ministër në Ministër në Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe këtë post e ushtron deri në dhjetor të vitit 2014.

Gjatë mandatit të Dardan Gashit, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka arritur të përafrojë legjislacionin e Republikës së Kosovës me atë të Bashkimit Europian.

Për mbrojtjen e ajrit nga viti 2011, MMPH ka detyruar korporatat e mëdha të vendosin filtrat me qëllim parandalimin e ndotjes së ajrit.

Gjatë mandatit, ka dyfishuar hapësirat e mbrojtura me ligj, gjegjësisht, futjen e Bjeshkëve të Namuna në Parqet Kombëtare të Republikës së Kosovës, duke ndërprerë për herë të parë dhe punimet ilegale që zhvilloheshin prej nga paslufta Parkun Kombëtar Malet e Sharrit në Prevallë.

Në nëntor të 2011-s me kërkesë të z. Gashi, Qeveria e Kosovës pati ndaluar punën e eksploatuesëve të rërës dhe zhavorrit në lumenjtë e Kosovës, por që ky vendim u shfuqizua nga kabineti pasardhës.

Me hartimin e Ligjit të Legalizimit të Ndërtimeve pa leje gjatë mandatit si ministër, patën aplikuar rreth 300 mijë objekte pa leje.

Në fushën e planifikimit hapësinor, Ministri Gashi, në bashkëpunim me USAID, u angazhua për reformimin e Ligjit për Ndërtim.

Pas reformimit të procesit për aplikim për leje të ndërtimit, renditja e Kosovës në Raportin e të Bërit Biznes është ngritur nga pozita 177, në 144, për vitin 2012.

Ndërkaq, krijimi i “Pyllit të arinjve Prishtina” ka qenë ndër nismat më atraktive të z. Gashi në të mirë të kafshëve të mbrojtura me ligj.

Përveç politikës, Dardan Gashi është bashkë-autor i disa librave në gjermanisht, përfshi "Im Dienst des Diktators”, pastaj, “Albanien: archaisch, orientalisch, europaeisch”, dhe  “Durch das Land der Hirten und Helden.”

Gjatë viteve të 90-ta, Dardan Gashi ka punuar si gazetarë për “Zëri”, pastaj dhe në mediumet e njohura si “BBC”, “DW”, Der Standard dhe APA si dhe Tribuna dhe KlanK.

Dardan Gashi
Deputy Prime Minister / Minister of Diaspora and Strategic Investments

Dardan Gashi is a Kosovo Albanian politician and author who was Minister for Environment and Planning from 2011 until 2014.

Born in Kosovo, Gashi moved to Austria where he studied Communication Sciences and Political Sciences in the University of Vienna. After completing his degree, he went on to begin his career as an election supervisor with the Organization for Security and Co-operation in Europe (OSCE) Mission in Bosnia and Herzegovina. In 1997, he became the Election Officer, Head of Field Office in Brcko Federation. Later that year, he moved to Croatia, in the capacity of Human Rights Monitor, and spent the next year in various posts as part of OSCE missions in the Balkans.

During the Kosovo War, Gashi worked with the Kosovo Verification Mission as a Public Information Liaison Officer, OSCE Secretariat in Vienna. After the war, he resumed his work with OSCE, and contributed to plans for institution-building, media policy and elections and registration.

In 2000, he contributed to the International Crisis Group, United Nations Criminal Tribunal for the Former Yugoslavia (ICTY), European Stability Initiative, etc.

From 2005 to 2008, Gashi worked at the office of the Deputy Prime Minister/Ministry of Local Government Administration in Kosovo. Initially, he chaired the working group on decentralization, and participated as a senior adviser at all meetings during the Vienna Negotiations. Meanwhile, Gashi also chaired the WG on Return within the Direct Dialogue process with Belgrade.

In June 2010, Gashi became Deputy Minister of European Integration. He held this position until January 2011, when he was proposed to become the Minister of Environment, following the national elections of 2010.

During Dardan Gashi’s mandate, the Ministry of Environment and Spatial Planning has managed to approximate the legislation of the Republic of Kosovo with the European Union. Regarding the air pollution, MESP has forced large corporations, also known as the largest polluters (Kosovo Energy Corporation, Ferronikel, Sharrcem, etc.) to install filters to prevent further air pollution.

In November, 2011, at the request of the Minister Gashi, the Kosovo Government stopped the illegal sand and gravel exploitation in the rivers basins of Kosovo. This decision was applauded by citizens and NGOs as one of the best decisions necessary for the protection of environment. Since then, the illegal exploitation of inert materials has stalled, resulting in investments by MESP and municipalities for the reconstruction of river banks.

In the field of spatial planning, Minister Gashi, in collaboration with USAID, was committed to reforming the Law on Construction. After reforming the application process for a construction permit, Kosovo’s ranking in Doing Business Report has increased from 177 to 144, in 2012.

In addition to politics, Gashi wrote/co-authored several books, including Im Dienst des Diktators, Albanien: archaisch, orientalisch, europaeisch, Durch das Land der Hirten und Helden, etc.