Qendra Kulturore në Turqi

Hapja e Qendrës Kulturore në Turqi

Në bazë të Ligjit të Diasporës dhe të Mërgatës, neni 16, përcaktohet hapja e qendrave kulturore në vendet me interes për diasporën dhe mërgatën, si dhe për Republikën e Kosovës. Ministria e Diasporës, në bashkëpunim me shtetin e Turqisë, arriti ta hapte Qendrën e parë Kulturore në diasporë, në qytetin e Stambollit. Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, dhe nga ambasadorja turke në Kosovë, Songul Ozan.

Pas një pune të madhe rreth organizimit të hapjes së kësaj qendre, më 23 shkurt 2013, në Stamboll, në lagjen “Bajram Pasha”, hapet solemnisht  Qendra Kulturore, në krye të së cilës vihet z.Qamil Bytyqi, drejtor.

Në ceremoninë e hapjes së Qendrës Kulturore në Stamboll morën pjesë shumë personalitete nga skena politike e Kosovës dhe nga ajo e Turqisë. Ndër të tjerë, aty  qenë të pranishëm zv.kryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri; ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani,  dhe personalitete nga fusha e kulturës, e arsimit, e shkencës, etj.