“Diaspora sot përbën potencial shumëfish më të madh, jo vetëm financiar, por edhe profesional”

Valon Murati

Divizioni i Koordinimit dhe i Përkrahjes së Investimeve të Diasporës

1.Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Koordinimin dhe Përkrahjen e Investimeve të Diasporës janë:

1.1.Mbledh dhe fut të dhënat për bizneset në diasporë në bazën e të dhënave (databazë);

1.2.Ndihmon në krijimin dhe ruajtjen e kontakteve me afaristët dhe me bizneset në diasporë;

1.3.Ndihmon për bashkëveprim të vazhdueshëm me Agjencinë e regjistrimit të bizneseve, atë të promovimit të bizneseve që funksionojnë në kuadër të MTI-së, Odës Ekonomike të Kosovës, MZHE-së, etj.

1.4.Ndihmon në krijimin e strategjive afatmesme dhe afatgjata për motivimin e investitorëve të diasporës;

1.5.Ndihmon në krijimin dhe mbajtjen e lidhjeve të qëndrueshme mes Kosovës dhe investitorëve të diasporës;

1.6.Ndihmon në ofrimin e lidhjeve të ndërmjetësuesve për investime në Kosovë;

1.7.Ndihmon organizimin e konferencave, forumeve dhe takimeve të ndryshme me investitorët nga diaspora, të cilët janë të interesuar të investojnë në Kosovë;

1.8.Ndihmon për vënien e lidhjeve me institucionet relevante vendëse dhe ndërkombëtare, të cilat merren me investime të diasporës në Kosovë.

2.Udhëheqësi i Divizionit për Koordinimin dhe Përkrahjen e Investimeve të Diasporës raporton tek udhëheqësi i Departamentit për Përkrahjen e Investimeve të Diasporës.

3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Koordinimin dhe Përkrahjen e Investimeve të Diasporës është dy (2).


Shani Hamitaga

I lindur më 3.5.1961, në Mushtisht  (Suharekë),  Republika e Kosovës.

I martuar, tre fëmijë.

I diplomuar në Fakultetin e Tregtisë së Jashtme në Universitetin e Zagrebit. Shkollimin superior e përfundoi në Universitetin e Zagrebit, në fushën e menaxhmentit dhe të marketingut.

  • 1987-1989 - referent praktikant në sektorin e eksportit në fabrikën e gomës  “BALLKAN”, në Suharekë;
  • 1991-1999 - biznes privat “NATYRA COMMERC”,  drejtor dhe  pronar;
  • 1999-2002 - përfaqësues ekskluziv për Kosovë  i shkritores të çelikut “PLASTERA” nga Nikshiçi – (Mali i Zi);
  • 2002-2003 - drejtor ekzekutiv i Stacionit të Autobusëve në Suharekë;
  • 2004-2008 - drejtor i BpB-së (Banka për Biznes), nëndega në Suharekë;
  • 2008-2009 - përgjegjës për relacione publike i grupit QMI-LFG   (disa nga këto kompani kanë pasur partneritet të INVESTITORËVE TË JASHTËM  DHE TË  DIASPORËS);
  • 2009-2011 - zv.drejtor i përgjithshëm i grupit QMI (disa nga këto kompani kanë pasur partneritet të INVESTITORËVE TË JASHTËM  DHE TË  DIASPORËS);
  • 2009-2010 - drejtor me autorizime të veçanta (“part time”) për Kosovë  i kompanisë italo-kosovare sh.p.k “ODERSO- KOS”, kompani kjo që posedon aksione në patundshmëri (INVESTIME TË HUAJA) në disa vende në Kosovë;
  • 2008-2012 - drejtor  për autorizime të veçanta (“part time”) për Kosovë  i kompanisë  Italo-kosovare sh.p.k “TEXO- KOS”, kompani që posedon aksione në bankë dhe patundshmëri (INVESTIME TË HUAJA DHE NGA DIASPORA) në Kosovë;
  •  2011-2012- biznes privat” GLOBI- group”, pronar dhe drejtor i kompanisë;
  • 2012-2013 - zyrtar i lartë për koordinim dhe përkrahje të investimeve të diasporës në Ministrinë e Diasporës;
  • 2103-2014 - zyrtar i lartë për kulturë, rini dhe sport në Ministrinë e Diasporës;
  • Nga viti 2014 - udhëheqës i Divizionit për Koordinim dhe Përkrahje të Investimeve të diasporës në Ministrinë e Diasporës.

Gjuha shqipe: amtare;

Gjuha serbo-kroate:  rrjedhshëm;

Gjuha angleze:  mesatararisht.