“Diaspora sot përbën potencial shumëfish më të madh, jo vetëm financiar, por edhe profesional”

Valon Murati

Divizioni i Hulumtimeve dhe i Analizave të Diasporës

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Hulumtimeve dhe Analizave të Diasporës janë:

1.1. Zbaton, nxit dhe organizon hulumtime dhe studime në bashkëpunim me përfaqësitë diplomatike e konsullore të Republikës së Kosovës, në shtetet ku jetojnë pjesëtarët e diasporës, me institucionet përkatëse të këtyre shteteve, me qëllim të vlerësimit të rregullt të nevojave të pjesëtarëve të diasporës dhe t’ia paraqesë ato Ministrisë së Diasporës në formë raportesh të rregullta;

1.2. Përgatitja e planeve për realizimin e hulumtimeve dhe bërjen e analizave për krijimin e politikave për pjesëtarët e diasporës si dhe hartimi i raporteve specifike;

1.3. Ndihmon në hulumtimin e pjesëtarëve të diasporës dhe vendet ku jetojnë pjesëtarët e saj;

1.4. Ndihmon në përpilimin dhe freskimin e regjistrit të pjesëtarëve të diasporës dhe vendet ku jetojnë;

1.5. Analizon dhe propozon aktivitete të ndryshme për pjesëtarët e diasporës;

1.6. Harton, zbaton dhe koordinon studime, hulumtime dhe programe në fushën e diasporës;

1.7. Ndihmon në koordinimin e projekteve që kanë të bëjnë me hulumtimin dhe analizat për pjesëtarët e diasporës;

1.8. Hulumton dhe krijon një databazë për diasporën e Kosovës, duke e plotësuar me të dhëna të specifikuara;

1.9.Hulumton dhe e analizon historikun e diasporës;

1.10.Hulumton numrin e përgjithshëm të mërgimtarëve, si dhe veç e veç nëpër shtete;

1.11.Harton raporte të specifikuara për grupet e ndryshme të pjesëtarëve të diasporës, shtrirjen gjeografike dhe lëvizshmërinë e tyre, arsimimi, punësimi, profesionet, gradat, kapacitete, nivelet, grup-moshat e tyre;

1.12. Përgatit dhe realizon projektet që 25 kanë të bëjnë me hulumtimin, analizat, si dhe harton raporte e studime për gjendjen e dikurshme e aktuale të pjesëtarëve të diasporës në të gjitha aspektet sociopolitike, sociokulturo-arsimore;

2. Udhëheqësi i Divizionit të Hulumtimeve dhe Analizave të Diasporës raporton tek udhëheqësi i Departamentit të Hulumtimeve dhe Përkrahjes së Investimeve të Diasporës.

3. Numri i të punësuarve në Divizionin e Hulumtimeve dhe Analizave të Diasporës është një (1).

Naim Gashi

I lindur më 10.09.1976, në Ferizaj - Republika e Kosovës

I martuar, tre fëmijë

I diplomuar në Menaxhment dhe Ekonomi.

Përvoja e punës:

  • 1991-2001 - menaxher në NTP” Liria Commerce”, Ferizaj;
  • 2001-2002 - menaxher i depos në “Kellog Brown & Root Services”,  Bondsteel;
  • 2002-2006 - menaxher regjional në “SYSTEME UND NETZE”, Ferizaj;
  • 2002-2008 - kontraktor për shërbime të internetit në AAFES,  Bondsteel;
  • 2008-2010 - drejtor në kompaninë “Kosova Softwer – KOSSOFT”,  Prishtinë; 
  • 2010-2011 - shef i zyrës në Agjencinë e Mërgatës së Kosovës – ZKM;
  • 2011- deri tani udhëheqës i Divizionit për Hulumtime dhe Analiza të Diasporës;
  • Nga shtatori 2015  drejtor në Bordin e Hekurudhave të Kosovës – Trainkos sh.a.

Gjuha shqipe: amtare;

Gjuha serbo-kroate;

Gjuha angleze