Divizioni për Arsim Plotësues në Diasporë

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Arsim Plotësues në Diasporë janë:

1.1.Përgatit dhe realizon projekte që kanë të bëjnë me arsimin plotësues në diasporë;

1.2.Në bashkëpunim me Ministrinë përgjegjëse të Arsimit, ndihmon shpërndarjen e librave të veçantë në vendet ku jeton diaspora e Kosovës, me qëllim të përmirësimit dhe avancimit të gjuhëve zyrtare të Republikës se Kosovës;

1.3.Shpërndan materiale të tjera edukuese arsimore për pjesëtarët e diasporës;

1.4.Përgatit, organizon dhe monitoron manifestimin “Ditët e Mërgatës” brenda vendit, pritja dhe përcjellja e nxënësve mërgimtarë, realizimi i vizitave të ndryshme të nxënësve nga Kosova në meset dhe në shkollat e mërgimtarëve;

1.5.Ndihmon shpërndarjen e librave nëpër biblioteka e shkolla ku ka pjesëtarë të diasporës;

1.6.Ndihmon dhe koordinon furnizimin e bibliotekave;

1.7.Bënë botime dhe publikime të ndryshme, boton revistën për nxënësit e diasporës, botime e fletëpalosje të veçanta etj.

1.8.Ndihmon dhe koordinon binjakëzimin e shkollave të vendit me shkollat në diasporë, veçmas aty ku ka nxënës pjesëtarë të mërgatës, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, komunat dhe Ministrinë e Jashtme;

1.9.Merrë pjesë dhe zbaton projektprograme të ndryshme në dobi të diasporës së Kosovës, duke u bazuar legjislacionin në fuqi si dhe planet e programet politike e kërkesa të tjera me interes të veçantë;

2. Bashkëpunon dhe harmonizon veprimtari të ndryshme me Ministrinë e Arsimit, me qendrat kulturore jashtë vendit dhe me Ministrinë e Jashtme;

2.1. Udhëheqësi i Divizionit për Arsim Plotësues në Diasporë raporton tek Udhëheqësi i Departamentit për Ruajtjen dhe Kultivimin e Arsimit dhe Kulturës në Diasporë.

2.2. Numri i të punësuarve në Divizionin për Arsimin Plotësues në Diasporë është pesë (5).

 

Ymer Avdiu

I lindur më  3.3.1958

Puna:

  • 1981-1983 -  mësimdhënës në SHF “Tefik Çanga” Koliq;
  • 1981-2002 - gazetar, reporter, reporter i lirë, analist, redaktor me specializim të ngushtë, sektori  i arsimit, veçmas ai universitar, në gazetën “Rilindja” dhe bashkëpunëtor i jashtëm i revistës për arsim, shkencë e kulturë “Shkëndija”;
  • 2002-2004 -  zëdhënës dhe udhëheqës i Zyrës së Informimit në MASHT;
  • 2004-2006  -  redaktor në gazetën “Pavarësia”;
  • 2007 - redaktor përgjegjës i gazetës “Tema”;
  • 2010-2011 -  redaktor i rubrikës së kulturës dhe i fejtonit në gazetën “Bota sot”;
  • 2011-2012 - udhëheqës i DA-së në MeD;
  • 2013-2015  - u.d. udhëheqës i DRKAKD-së në MeD;
  • 2015 - udhëheqës i DA-së në MeD.

Aktivitete të tjera:

Redaktor i  tri monografive,  dy nga fusha e arsimit, dhe recensent i librit “Masakra serbe në Keqekollë dhe Prapashticë 1921”, i autorit Ramadan Ibrahimi; më shumë se 5 mijë shkrime të publikuara në gazeta dhe revista, artikuj, komente, analiza, fejtone etj.