Departamentet

Departamenti i Financave dhe i Shërbimeve të Përgjithshme

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme janë:

1.1.Menaxhon dhe mirëmban informatat për burimet njerëzore të ministrisë, asiston menaxhmentin në organizimin e brendshëm, ofron mbështetje administrative, logjistike dhe të shërbimeve të teknologjisë informative;

1.2. Siguron zbatimin e procedurave për përzgjedhjen dhe punësimin e personelit të kualifikuar, në përputhje me legjislacionin në fuqi;

1.3. Koordinon përgatitjen, zbatimin, raportimin dhe vlerësimin e buxhetit të ministrisë;

1.4.Koordinon zbatimin me kohë të detyrimeve financiare të ministrisë;

1.5.Mirëmban pajisjet e TI-së dhe ofron shërbime të TI-së;

1.6.Menaxhon sistemin e arkivit dhe dokumentet e brendshme të ministrisë;

1.7.Ofron shërbime logjistike për ministrinë.

2. Udhëheqësi i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme raporton tek Sekretari i Përgjithshëm.

3.Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë Divizionet:

3.1.Divizioni për Burime Njerëzore;

3.2.Divizioni për Teknologji Informative dhe Shërbime Logjistike;

3.3.Divizioni për Buxhet dhe Financa;

4. Numri i të punësuarve në Departamentin e Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme është nëntëmbëdhjetë (19).