Puna Praktike

Për herë të parë, Ministria e Diasporës e Republikës së Kosovës në një projekt të përbashkët me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë së Shqipërisë, kanë lansuar projektin e “Punës praktike në institucionet e Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës”.

Dy qeveritë mirëpresin akomodimin e 3000 studentëve e të diplomuarve, të cilët dëshirojnë të marrin përvojë praktike në institucionet e dy vendeve.

Qeveria e Republikës së Kosovës dhe ajo e Republikës së Shqipërisë mirëpresin aplikacionet nga rinjtë tanë nga diaspora. 

Më shumë detaje rreth programit të punës praktike në Republikën e Shqipërisë gjeni tek: http://praktika.sociale.gov.al/ 

Kandidatët të cilët dëshirojnë që të kryejnë punën praktike në institucionet e Republikës së Kosovës do të sistemohen në Ministritë e Qeverisë së Republikës së Kosovës sipas marrëveshjes paraprake me Ministritë.

Kohëzgjatja e praktikës: nga dy (2) javë deri në gjashtë (6) muaj.

Kushtet të cilët duhet të përmbushen për Aplikim:

Të jenë studentë apo të kenë përfunduar studimet në njërin nga Universitetet në vendet ku jetojnë;

Aftësi të mira komunikuese, me shkrim dhe me gojë;

Njohje e njërës nga gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës; njohje e gjuhës angleze e dëshiruar;

Të përzgjedhurit mund të fillojnë praktikën gjatë tërë vitit kalendarik, sipas kërkesës së tyre.

Puna praktike është pa pagesë.

Kandidatët e interesuar, duhet të bashkëngjisin në email:

një dokument identifikimi (të skanuar), letër motivimi, CV/Rezyme, si dhe dëshminë nga Universiteti që janë student apo që kanë përfunduar studimet.

Marrja dhe dorëzimi i aplikacioneve:

Aplikacionet për kryerjen e praktikës mund t’i gjeni në ueb faqen zyrtare të Ministrisë së Diasporës. Kërkesa e plotësuar së bashku me dokumentet përcjellëse mund të dërgohen në adresën elektronike: praktika.med@rks-gov.net

Për informata më të hollësishme mund ta kontaktoni:
Tel. +381 38 200 17 009, nga ora 8:00 deri 16:00.

E rëndësishme: Në kërkesën për praktikë duhet shënuar Ministria në të cilën dëshironi të kryeni praktikën. Për detaje rreth institucioneve të Kosovës ju lutemi vizitoni:

www.rks-gov.net 

Shkarko Aplikacionin