“Diaspora sot përbën potencial shumëfish më të madh, jo vetëm financiar, por edhe profesional”

Valon Murati

Divizioni i Teknologjisë Informative dhe i Shërbimeve të Logjistikës

Divizioni i Teknologjisë Informative dhe i Shërbimeve të Logjistikës

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Teknologji Informative dhe Shërbime të Logjistikës janë:

1.1.Ofron ndihmë logjistike për takimet e personelit të ministrisë;

1.2.Siguron mbështetje në fushën e tekonologjisë informative;

1.3.Menaxhon inventarin dhe depot e ministrisë;

1.4.Koordinon kërkesat dhe nevojat e ministrisë për mallra dhe pajisje të zyrës për punë;

1.5.Menaxhon nevojat e transportit dhe automjetet e ministrisë;

1.6.Mirëmban dhe administron sistemin e arkivit të ministrisë.

2.Udhëheqësi i Divizionit të Teknologjisë Informative dhe i Shërbimeve të Logjistikës raporton tek udhëheqësi i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme.

3. Numri i të punësuarve në Divizionin e Teknologjisë Informative dhe të Shërbimeve të Logjistikës është nëntë (9).

Ardian Selishta

I martuar

I diplomuar në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Prishtinës, dega konstruksion dhe dizajn.

Studimet e masterit i përfundoi në kolegjin “AAB”, Fakulteti Ekonomik, menaxhment dhe informatikë.

  • 2006-2008  - menaxher i teknologjisë informative në Ministrinë e Punës dhe të Mirëqenies Sociale;
  • 2008 – menaxher në “Ripten Engineering”, Prishtinë.
  • 2014 e tutje  - udhëheqës i Divizionit  të Teknologjisë Informative dhe Shërbimeve të Logjistikës.

Gjuhët: shqip, anglisht dhe serbe.