Divizioni i Buxhetit dhe i Financave

Divizioni i Buxhetit dhe i Financave

1. Detyrat dhe pёrgjegjësitë e Divizionit të Buxhetit e të Financave janё:

1.1. Përgatitë propozimet buxhetore;

1.2. Koordinon çështjet buxhetore për të gjitha strukturat organizative të ministrisë;

1.3. Përcjellë dhe raporton mbi ekzekutimin buxhetor;

1.4.Siguron që shpenzimet financiare janë bërë në përputhje me rregullat dhe procedurat buxhetore;

1.5. Menaxhon rezervat e parasë dhe siguron se kontrolli i brendshëm financiar është i bazuar në parimet e llogaridhënies;

1.6. Siguron bashkëpunim të ngushtë me auditorin e brendshëm dhe të jashtëm në përgatitjen e pasqyrave buxhetore dhe financiare të auditimit;

1.7. Në zbatimin e detyrave të Divizionit, udhëheqësi i Divizionit bashkëpunon me udhëheqësin e Departamentit të Financave dhe të Shërbimeve të Përgjithshme.

2. Udhёheqёsi i Divizionit tё Buxhetit dhe të Financave raporton te Sekretari i Përgjithshëm, në aspektin operacional, ndërsa tek udhëheqësi i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme, në aspektin administrativ.

3. Numri i tё punёsuarve nё Divizionin e Buxhetit dhe të Financave ёshtё pesë (5).

Hamdi Bërbatovci

I lindur më 18.8.1984, në Prishtinë, Kosovë.

Shkollimin e mesëm e përfundoi në gjimnazin “Sami Frashëri”, drejtimi matematiko-natyror, në Prishtinë, ndërsa atë superior në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Ekonomik, drejtimi banka, financa dhe kontabilitet.

Nga viti 2008 ka mbajtur pozita të ndryshme udhëheqëse si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat.

  • Nga viti 2011 është punësuar në Ministrinë e Diasporës;
  • Nga muaji maj deri në dhjetor 2015 e ka ushtruar detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Diasporës;
  • 2008 -2010   - “Bërbatovci – Trans”;
  • 2010 – 2011  - “Migros Commerce”;
  • 2011  -  NT.T. “EGNATIA”.

Po ashtu, ka ndjekur një varg trajnimesh dhe seminaresh profesionale, si:

  • Prokurimi publik, ku është certifikuar;
  • Përkrahja për procesin e reformës së administratës publike, duke përmirësuar menaxhimin e financave publike dhe llogaridhënien në Kosovë (projekt i financuar nga BE-ja, i monitoruar nga zyra në Kosovë);
  • Planifikimi dhe menaxhimi i financave publike;
  • Menaxhimi financiar dhe i kontrollit të brendshëm;
  • Menaxhimi i përformancës së organizatës;
  • Menaxhimi strategjik, zhvillimi i ekonomisë dhe dimensioni ndërkombëtar i ndryshimeve të saj, transparenca etj.;
  • Ligji për Administratën shtetërore;
  • Procedurat e përgjithshme në drejtësinë administrative;
  • Programi softverik RIKONT.

Hamdi Bërbatovci, përveç gjuhës amtare-shqipe, flet edhe gjuhën serbokroate, ndërsa gjuhën angleze e njeh mesatarisht.