Divizioni i Burimeve Njerëzore

Divizioni i Burimeve Njerëzore

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Burimeve Njerëzore janë:

1.1. Koordinon planifikimin e burimeve njerëzore;

1.2. Administron rekrutimin e personelit;

1.3. Kontribuon në rritjen e performancës së personelit nëpërmjet motivimit dhe zhvillimit të trajnimeve;

1.4. zbatimin e procedurave për rekrutim dhe përzgjedhje, disiplinë, trajtim të ankesave, kërkesave të pushimit, vlerësimit të punës, etj;

1.5. Në zbatimin e detyrave të divizionit, Udhëheqësi i Divizionit bashkëpunon me Udhëheqësin e Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme.

2. Udhëheqësi i Divizionit të Burimeve Njerёzore raporton te Sekretari i Përgjithshëm, në aspektin operacional, ndërsa tek udhëheqësi i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme, në aspektin administrativ.

3. Numri i tё punёsuarve nё Divizionin e Burimeve Njerёzore ёshtё katër (4).

Vigan Berisha, MA

I lindur në Prishtinë, Republika e Kosovës

I martuar, një fëmijë

I diplomuar në shkenca politike dhe administratë publike në Universitetin e Prishtinës, si dhe studimet e nivelit master në Administratë Publike.

  • 2011 - vijim - udhëheqës i Divizionit të Burimeve Njerëzore në Ministrinë e Diasporës;
  • 2013-2015 -  anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Sindikatës së Shërbimit Civil të Kosovës;
  • 2011-2013 - këshilltar/shef i Grupit të Këshilltarëve-Kuvendi Komunal i Vitisë;
  • 2011 - administrator i programit master, kolegji  universitar “Universum”;
  • 2010  - anëtar i Komisionit Komunal të Zgjedhjeve – KKZ;
  • 2006-2007 - sekretar i këshillit të nxënësve të gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” në Viti.

Gjuha shqipe: amtare;

Gjuha angleze: mesatare.