“Diaspora sot përbën potencial shumëfish më të madh, jo vetëm financiar, por edhe profesional”

Valon Murati

Departamenti i Financave dhe i Shërbimeve të Përgjithshme

Departamenti i Financave dhe i Shërbimeve të Përgjithshme

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme janë:

1.1.Menaxhon dhe mirëmban informatat për burimet njerëzore të ministrisë, asiston menaxhmentin në organizimin e brendshëm, ofron mbështetje administrative, logjistike dhe të shërbimeve të teknologjisë informative;

1.2. Siguron zbatimin e procedurave për përzgjedhjen dhe punësimin e personelit të kualifikuar, në përputhje me legjislacionin në fuqi;

1.3. Koordinon përgatitjen, zbatimin, raportimin dhe vlerësimin e buxhetit të ministrisë;

1.4.Koordinon zbatimin me kohë të detyrimeve financiare të ministrisë;

1.5.Mirëmban pajisjet e TI-së dhe ofron shërbime të TI-së;

1.6.Menaxhon sistemin e arkivit dhe dokumentet e brendshme të ministrisë;

1.7.Ofron shërbime logjistike për ministrinë.

2. Udhëheqësi i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme raporton tek Sekretari i Përgjithshëm.

3.Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë Divizionet:

3.1.Divizioni për Burime Njerëzore;

3.2.Divizioni për Teknologji Informative dhe Shërbime Logjistike;

3.3.Divizioni për Buxhet dhe Financa;

4. Numri i të punësuarve në Departamentin e Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme është nëntëmbëdhjetë (19).

Ragip Zejnullahu

E-mail : ragip.zejnullahu@rks-gov.net
Tel. : 038 200 17069
 

I lindur më 15.5.1967 në Banullë-Lipjan, Republika e Kosovës.

I martuar, dy ( 2 ) fëmijë.

I diplomuar në UP, Fakulteti Ekonomik 1991; master në UBT- menaxhment, biznes dhe ekonomi.

  • 1991 – 1994 - arsimtar i gjuhës angleze;
  • 1994 – 1998 - ka jetuar në  RF e Gjermanisë;
  • 1999 – 2000 - zyrtar për buxhet dhe financa në AK Lipjan;
  • 2000 – 2003 - inspektor biznesi në AK Lipjan;
  • 2003 – 2007 - zyrtar për buxhet dhe financa ne DKA – Lipjan;
  • 2008 – 2013 - drejtor i prokurimit në AK Lipjan;
  • 2014 – 2015 - këshilltar komunal në KK Lipjan.

Gjuha shqipe : amtare;

Gjuha serbokroate: rrjedhshëm në të folur, shkrim dhe lexim;

Gjuha angleze: rrjedhshëm në të folur, shkrim dhe lexim;

Gjuha gjermane: mirë në të folur, shkrim dhe lexim.