“Diaspora sot përbën potencial shumëfish më të madh, jo vetëm financiar, por edhe profesional”

Valon Murati

Departamenti i Hulumtimeve dhe i Përkrahjes së Investimeve të Diasporës

Dr. Naim Dedushaj

E-mail: naim.dedushaj@rks-gov.net
Tel : 038 200 17010

Departamenti i Hulumtimeve dhe i Përkrahjes së Investimeve të Diasporës

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Hulumtime dhe Përkrahjen e Investimeve të Diasporës janë:

1.1. Përgatit dhe mbikëqyrë zbatimin e aktiviteteve të ndryshme me qëllim të nxitjes së investimit të kapitalit të pjesëtarëve të diasporës në vendin tonë;

1.2. Bashkëvepron me diasporën për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Kosovës;

1.3. Përcjell dhe i zbaton politikat e iniciativat që kanë të bëjnë me përkrahjen e investimeve të diasporës;

1.4. Në përputhje me analizat dhe modelet e politikave të mërgatës, jep sugjerime adekuate për zhvillimin e politikave për investime të diasporës;

1.5.Përcjell përvojat dhe praktikat e suksesshme të vendeve të rajonit;

1.6.Aplikon standardet e vendeve të BE-së dhe më gjerë për investimet e diasporës;

1.7.Në bashkëpunim me Departamentin për Ruajtjen dhe Kultivimin e Arsimit dhe Kulturës në Diasporë, e përgatit pasqyrën me specifikat e diasporës, varësisht nga shtetet ku është e koncentruar;

1.8.Zbaton rekomandimet në lidhje me analizat kërkimore të politikave dhe metodat e hulumtimit bashkëkohor të zhvillimit të diasporës, si dhe i nxit ato për të investuar në Kosovë;

1.9.Kryen hulumtime dhe studime në terren, në bashkëpunim me qendrat kulturore në diasporë, përfaqësitë diplomatike e konsullore të Republikës së Kosovës në vendet ku jetojnë pjesëtarët e diasporës.

1.10. Zhvillon, mirëmban dhe e përditëson regjistrin e aktiviteteve ekonomike të pjesëtarëve të Diasporës, i cili shërben si burim informatash për të lehtësuar identifikimin e fushave dhe mundësitë për investime të diasporës në Kosovë;

1.11. Mbajtja e kontakteve të vazhdueshme me të gjitha subjektet relevante, sidomos me Agjencinë e regjistrimit të bizneseve dhe me Agjencinë e promovimit të bizneseve, të cilat funksionojnë në kuadër të MTI-së, Odës Ekonomike të Kosovës, Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik etj.;

1.12. Përgatit materiale dhe publikime të nevojshme për nxitjen e investimeve të diasporës;

1.13. Ndjek ecurinë e zbatimit me efikasitet të projekteve për investime të diasporës;

1.14. Në bashkëpunim me institucionet e tjera të Kosovës, organizon konferenca, forume dhe takime të ndryshme motivuese për investitorët e diasporës;

1.15.Përkujdeset për mbarëvajtjen e investimeve të investitorëve nga diaspora.

2. Udhëheqësi i Departamentit për Përkrahjen e Investimeve të Diasporës raporton tek Sekretari i Përgjithshëm.

3. Në kuadër të këtij Departamenti bënë pjesë Divizionet si vijon:

3.1.Divizioni për Koordinimin dhe Përkrahjen e Investimeve të Diasporës.

3.2. Divizioni për Hulumtime dhe Analiza.

4. Numri i të punësuarve në Departamentin për Përkrahjen e Investimeve të Diasporës është pesë (5).