“Diaspora sot përbën potencial shumëfish më të madh, jo vetëm financiar, por edhe profesional”

Valon Murati

Departamenti për Ruajtjen dhe Kultivimin e Arsimit dhe Kulturës në Diasporë

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit Ruajtjen dhe Kultivimin e Arsimit dhe Kulturës në Diasporë janë:

1.1. Ndihmon në krijimin e kushteve për ruajtjen dhe mësimin e gjuhëve zyrtare të Republikës së Kosovës dhe në gjuhët e komuniteteve tjera në të cilat zhvillohet sistemi arsimor në Kosovë;

1.2.Në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, sipas programit arsimor, ndihmon, përkrah dhe bashkëpunon për zhvillimin e procesit mësimor të punonjësve të arsimit të gjuhëve zyrtare të Kosovës dhe në gjuhët e komuniteteve Departamenti për Ruajtjen dhe Kultivimin e Arsimit dhe Kulturës në Diasporë

1.3.Në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit bënë shpërndarjen e librave të veçantë, librave letrarë, kulturorë dhe të trashëgimisë kulturore si dhe materialeve të tjera edukativo arsimore për mësimin e gjuhëve zyrtare dhe të kulturës së Kosovës;

1.4. Në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit organizon seminare trajnuese për mësuesit;

1.5 Bashkëpunon dhe i koordinon plan-programet, projektet,veprimtaritë kulturore, arsimore dhe sportive me qendrat kulturore jashtë vendit;

1.7.Në bashkëpunim me MKRS-në, i nxit, i organizon dhe i mbikëqyr aktivitetet kulturore, sportive të mërgimtarëve për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe promovimin e shtrirjes së tyre;

2. Udhëheqësi i Departamentit për Ruajtjen dhe Kultivimin e Arsimit dhe Kulturës në Diasporë raporton tek Sekretari i Përgjithshëm.

3. Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë Divizionet si vijon:

3.1.Divizioni për Arsim Plotësues në Diasporë; dhe

3.2.Divizioni për Kulturë, Rini dhe Sport në Diasporë,

4. Numri i të punësuarve në Departamentin për Ruajtjen dhe Kultivimin e Arsimit dhe Kulturës në Diasporë është njëmbëdhjetë (11).

 

Avdyl M. LIPOVECI

E-mail: avdyl.lipoveci@rks-gov.net
Tel: 038 200 17066

I martuar, dy fëmijë

I diplomuar në Sociologji dhe Gazetari. Shkollimin superior e përfundoi në Institutin për Komunikim dhe Menaxhim në Dublin (Irlandë), në fushën e menaxhimit të marrëdhënieve me publikun.

  •          2002-2008   -   udhëheqës i  Sektorit për Promovim dhe Zhvillim Rinor në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve;
  •          2008-2009   -  zyrtar i lartë për  integrime evropiane dhe zhvillim të projekteve në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve;
  •          2009-2010  -  udhëheqës i  Zyrës për koordinim të donacioneve në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve;
  •          2010-2012  -   zëvendësdrejtor i Programit për Ndërmarrës të Rinj (YEP), USAID;  
  •          2012-2014 -   zëvendësdrejtor në BM “Consulting Group LLC”;
  •          2015-2015  - sekretar  ekzekutiv i MKK-së në Ministrinë e Shëndetësisë.

Angazhime profesionale:

  •          2006    -    trajner i certifikuar për qytetari  evropiane, pjesëmarrje qytetare dhe aktivizëm rinor nga “SALTO SEE” (Slloveni);
  •          2006 – 2007   -  trajner për qytetari evropiane, pjesëmarrje qytetare dhe aktivizëm rinor nga “Salto SEE” (Rumani, Kroaci, Bullgari dhe Shqipëri);
  •          2007   -          trajner i certifikuar për PMP dhe menaxhim institucional, CMPS (Angli);
  •          2008 – 2009   - trajner për menaxhim, Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan/USAID;
  •          shtator – nëntor 2008 -  trajner për komunikim dhe ndërgjegjësim publik, Qendra Rajonale për Mjedis (REC);
  •          janar – tetor 2009  -  trajner për menaxhim, komunikim dhe sjellje organizative, Instituti Kosovar për Administratë Publike (IKAP);
  •          2012 – vazhdoj    -  drejtor i Bordit të “Kosovo Unites States Alumni” (KUSA).

Gjuha shqipe:  amtare;

Gjuha serbo-kroate/maqedonase: rrjedhshëm;

Gjuha angleze:  rrjedhshëm;

Gjuha italiane: njohuri të mira.