Departamenti për Qendrat Kulturore

Departamenti për Qendrat Kulturore në Diasporë

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Qendrat Kulturore në Diasporë janë:

1.1.Propozon themelimin e Qendrave Kulturore të Kosovës për Diasporën dhe Mërgatën në vendet me interes për diasporën dhe mërgatën si dhe për Republikën e Kosovës;

1.2. Nxit bashkëpunimin shkencor, teknik, teknologjik, sportiv dhe ekonomik mes Kosovës dhe pjesëtarëve të diasporës;

1.3. Përgatit dhe harton planet për qendrat kulturore në diasporë;

1.4.Promovon njohurit e përgjithshme për Kosovën;

1.5. Nxit zhvillimin e njohurive për gjuhët, kulturën dhe për trashëgiminë kulturore të Kosovës, të përcaktuara me ligj dhe me akte të tjera nënligjore;

1.6. Përgatit dokumentacionin e nevojshëm për regjistrimin e qendrave kulturore;

1.7.Ofron informacione për Kosovën në vendet mikpritëse;

1.8.Ofron informacione dhe udhëzime për investimet në Kosovë, organizon aktivitete kulturore e arsimore, organizon dhe mbanë takimev me bashkatdhetarët dhe me strukturat udhëheqëse të Kosovës dhe të shteteve ku jetojnë;

1.9. Nxit investimet kapitale në vendlindje, me plane dhe programe;

1.10. Mbështet të rinjtë dhe grup-moshat e ndryshme të mërgimtarëve dhe organizon veprimtaritë kulturore, edukative e sportive, mënyrat dhe format e informimit të rregullt e të gjithanshëm;

1.11. Mban përgjegjësi për mbarëvajtjen e punëve në qendrat kulturore të diasporës.

1.12. Ndihmon në krijimin dhe përditësimin e Regjistrit të Mërgimtarëve.

2. Udhëheqësi i Departamentit për Qendrat Kulturore të Diasporës raporton tek Sekretari i Përgjithshëm.

 

M.A. Shyhrete Kastrati

E-mail: shyhrete.kastrati@rks-gov.net
Tel: 038 200 17067

E diplomuar në Degën e Pedagogjisë, Fakulteti Filozofik, në Universitetin e Prishtinës. Shkollimin superior e përfundoi në kolegjin “Iliria”, në Prishtinë, në  drejtimin juridik civil.

  • 1998  - anëtare e Senatit të UP-së,  e deleguar nga Unioni i Pavarur i Studentëve;
  • 2000 – 2002  - këshilltare në Kuvendin Komunal të Kamenicës;
  • 1999 – 2015 - drejtoreshë në institucionin parashkollor “Filizat” në Kamenicë;
  • 1998 – 1999  - në radhët e UÇK- së: udhëheqëse e sektorit për komunikim në Brigadën 172 “Isa Kastrati” në ZOK;  1990 - aktiviste për pajtimin e gjaqeve në Komunën e Kamenicës; 1997 - aktiviste dhe bashkëpunëtore e protestave të UPS-së, të UP-së; 1999 - kryetare e komisionit për emërimin dhe riemërimin e rrugëve, shesheve dhe institucioneve në këtë qytet (e emëruar nga Këshilli Komunal i Kamenicës); delegate në dy kuvende të grave të shquara të kombit: Kuvendi II mbajtur në Prishtinë dhe Kuvendi III mbajtur në Shkup; 2007 - delegate në Kongresin II të Lidhjes Shqiptare në Botë, i mbajtur në Tiranë;
  • Mirënjohje të shumta nga organizata ndërkombëtare dhe institucionet e vendit, për bashkëpunim dhe punë të suksesshme;
  • Certifikata  dhe diploma nga pjesëmarrja në konferenca dhe trajnime të ndryshme.

Bibliografi

“The Principle of Will Autonomy in the Obligatory Law” (Parimi Autonomia e Vullnetit në Ligjin për Marrëdhëniet e Detyrimeve), Iliria International Review – 2015/1, pg.225 – 243;

Në botim Monografinë e institucionit parashkollor “Filizat”, Kamenicë.