“Diaspora sot përbën potencial shumëfish më të madh, jo vetëm financiar, por edhe profesional”

Valon Murati

Departamenti Ligjor

Behar Isma u.d drejtor

E-mail : behar.isma@rks-gov.net
Tel. 038 200 17059

Departamenti Ligjor

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit Ligjor janë:

1.1. Ofron mbështetje ligjore në hartimin e dokumenteve strategjike dhe legjislative nga fushëveprimi i ministrisë;

1.2. Ofron ndihmë në hartimin e legjislacionit parësor dhe dytësor nga fushëveprimi i ministrisë;

1.3. Siguron respektimin e teknikave dhe standardeve të hartimit të legjislacionit nga fushëveprimi i ministrisë;

1.4. Siguron harmonizimin e legjislacionit të ministrisë me legjislacionin e Bashkimit Evropian (“acquis communautaire”) si dhe me ligjet e aplikueshme në Kosovë;

1.5. Ofron ndihmë ligjore për rekomandime, udhëzime dhe opinione nga fushëveprimi i ministrisë sipas kërkesës;

1.6. Bashkëpunon me Ministrinë e Drejtësisë për përfaqësimin e ministrisë në kontekstet gjyqësore.

1.7. Udhëheqësi i Departamentit Ligjor raporton tek Sekretari i Përgjithshëm.

1.8. Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë Divizionet si vijon:

1.9. Divizioni për Hartimin dhe Harmonizimin e Legjislacionit;

1.10. Divizioni për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Ligjeve, Mbështetjes Ligjore dhe Bashkëpunimit Ndërinstitucional në Fushën e Legjislacionit.

1.11. Numri i të punësuarve në Departamentin Ligjor është pesë (5).