“Diaspora sot përbën potencial shumëfish më të madh, jo vetëm financiar, por edhe profesional”

Valon Murati

Divizioni i Auditimit të Brendshëm

I përgjigjet drejtpërdrejt Sekretarit të Përgjithshëm.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Auditimi dhe respektimi i politikave të punës, i planeve dhe i programeve të punës, i ligjeve dhe i rregulloreve në fuqi;
  • Auditimi për menaxhimin e brendshëm, për të siguruar një sistem efikas të përgjegjësisë për departamentet dhe për institutet e Ministrisë në respektimin e politikave dhe të procedurave, ligjeve e rregulloreve përkatëse dhe sa janë ato shërbime efikase dhe të arsyeshme;
  • Auditimi i menaxhimit të pasurisë, i sistemeve adekuate në zbatim për përdorimin, mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e saj, shkallën e realizimit të qëllimeve dhe të objektivave të përcaktuara për punë dhe programe;
  • Identifikimi dhe vlerësimi i efikasitetit të politikave, i procedurave dhe i praktikave ekzistuese në menaxhimin e mjeteve buxhetore dhe dhënien e rekomandimeve eventuale për përmirësimin e procedurave;
  • Vlerësimi i efikasitetit të menaxhimit të personelit dhe aplikimi i procedurave në njësitë përkatëse;
  • Përpilimi i raporteve për respektimin dhe zbatimin e rekomandimeve, të cilat ia dorëzon Sekretarit të Përgjithshëm.

.