Divizioni i Prokurimit Publik

Përgjegjësitë dhe detyrat e Divizionit të Prokurimit

Punët dhe detyrat e Divizionit  të Prokurimit udhëhiqen duke u bazuar në Ligjin e Prokurimit nr. LPP 04/2011;

  • Është përgjegjës të sigurojë që shfrytëzimi i fondeve dhe i burimeve publike do të bëhet në mënyrë efikase, efektive, të drejtë dhe transparente, duke zbatuar rregullat, procedurat dhe detyrimet që dalin nga LPP 04/2011;
  • Përgatit të gjitha aktivitetet e prokurimit për furnizim, shërbime dhe punë;
  • Është përgjegjës për nënshkrimin e kontratave me kontraktues;
  • Është përgjegjës për përgatitjen e Urdhrit të blerjes, si dhe regjistrimin e furnitorëve të rinj;
  • Është përgjegjës që në fund të vitit ta bëjë përgatitjen e raporteve të nevojshme për KRPP-në lidhur me kontratat e nënshkruara për vitin fiskal.
  • Bën vlerësimin formal të nevojave për çfarëdo aktiviteti apo procedure të veçantë të prokurimit;
  • Bën përgatitjen dhe dërgimin e planifikimit preliminar dhe përfundimtar të prokurimit në APP;
  • Përcakton llojin e prokurimit për të gjitha furnizimet, shërbimet dhe punët që kërkohen prej Ministrisë së Diasporës;
  • Është përgjegjës për përgatitjen e dosjes së tenderit për aktivitetin e prokurimit;
  • Është përgjegjës për dërgimin e njoftimeve në KRPP dhe për anulimin e aktivitetit të prokurimit;
  • Është përgjegjës për nënshkrimin e kontratave me kontraktues;
  • Është përgjegjës që, në fund të vitit, në KRPP ta dërgojë raportin për kontratat e nënshkruara për vitin fiskal.

 

Shefkinaze Vllasaliu

E lindur më 31.8.1971, në Prishtinë, Republika e Kosovës

E pamartuar

E diplomuar në Fakultetin Ekonomik. Shkollimin superior e përfundoi në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës.

  • 1996-2000  - menaxhere në ndërmarrjen private tregtare “Pallmira”, Prishtinë;
  • 2002-2002  - zyrtare finance dhe kontabiliste e sigurimeve “Siguria”, Prishtinë;
  • 2002 -2004  - zyrtare  financiare dhe kontabilitet  në kompaninë “TNT”, Prishtinë;
  • 2004-2010  - zyrtare e marrjes në sigurim në kompaninë e sigurimeve “Dardania”, Prishtinë;
  • 2011 e tutje  udhëheqëse e Divizionit të Prokurimit në Ministrinë e Diasporës.

Gjuha shqipe: amtare;

Gjuha serbokroate: rrjedhshëm;

Gjuha angleze: mirë.