“Diaspora sot përbën potencial shumëfish më të madh, jo vetëm financiar, por edhe profesional”

Valon Murati

Certifikuesi

Certifikuesi

I përgjigjet Sekretarit të Përgjithshëm.


Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Zyrtari certifikues  do të jetë përgjegjës për rishikimin e dokumentacionit  lidhur me shpenzimin, nëse është në përputhje me rregullat e mëposhtme:Se janë zbatuar procedurat e prokurimit në pajtim me Ligjin e prokurimit publik;
  • Se janë plotësuar kushtet e kontratës para se të bëhet pagesa;
  • Se kërkesa për pagesë e ka kodin e duhur të nënartikullit të shpenzimit në klasifikimin e shpenzimeve;
  • Se janë pranuar fatura dhe blerja;
  • Se janë vëzhguar të gjitha nivelet e kontrollit të brendshëm financiar,  dhe
    se janë plotësuar të gjitha dispozitat juridike;
  • Nëse kushtet e dhëna më sipër nuk janë plotësuar, zyrtari certifikues nuk do ta certifikojë dokumentacionin;
  • Nëse zyrtari certifikues konsideron se vendimi, që është përgjegjësi e tij/saj ta marrë, është i parregullt ose në kundërshtim me parimet e menaxhimit të mirë financiar, e informon me shkrim zyrtarin kryesor administrativ. Nëse ZKA-ja jep udhëzim të arsyetuar me shkrim për zyrtarin certifikues që ai ta marrë atë vendim,  zyrtari certifikues mund të mos mbahet përgjegjës;
  • Zyrtari kryesor administrativ nuk duhet të bëjë shkelje ligjore duke e udhëzuar zyrtarin certifikues të bëjë një gjë të tillë;
  • Për të gjitha shkeljet e ligjit duhet t’u raportohet autoriteteve relevante;
  • Nëse zyrtari certifikues konstaton se shpenzimet janë të pranueshme, bazuar në kriteret e mësipërme, atëherë zyrtari certifikues do ta nënshkruajë UZP-në/UP-në, si dhe do ta konfirmojë dokumentacionin përcjellës;
  • Zyrtari certifikues duhet të mbajë një kopje të dokumentacionit përcjellës për referim në të ardhmen.

Ejup Ismajli

I lindur më 9.6.1961, në Tupallë -

I martuar, tre fëmijë

I diplomuar në Shkenca  Ekonomike.  Shkollimin superior e përfundoi në Universitetin e  Prishtinës, në kontabilitet dhe financa.

  • 1992-1998 -  udhëheqës kontabiliteti në disa ndërmarrje private;
  • 2000-2005 -  inspektor në regjistrimin e biznesit kosovar në  ARBK-MTI;
  • 2004- 2011 -  udhëheqës dhe  pronar i ndërmarrjes private “Pro marketing”;
  • 2007-2009 - këshilltar në Kuvendin Komunal të Prishtinës ;
  • 2011-   certifikues në MeD.

Gjuha shqipe: amtare;

Gjuha serbokroate: rrjedhshëm;

Gjuha angleze: njohuri bazike;

Gjuha frënge:  shkrim, lexim komunikim/mirë.