Divizioni i Komunikimit me Publikun

Divizioni i Komunikimit me Publikun udhëhiqet nga Udhëheqësi.
Udhëheqësi i Divizionit për Komunikim me Publikun i përgjigjet Sekretarit të Përgjithshëm

Detyrat dhe përgjegjësit

  • Menaxhon Divizionin e Komunikimit Publik, për të siguruar përkrahje dhe mbështetje profesionale për Ministrinë, ministrin dhe për zëdhënësin në paraqitjen e politikave të Ministrisë;
  • Harton dhe zbaton planin e komunikimit për politikat dhe aktivitetet e MeD-së, realizimin e përditshëm të tyre;
  • Përpilon kalendarin medial të aktiviteteve të ardhshme të ministrit dhe të Ministrisë, i harmonizuar me kalendarin e mbulimit medial në nivelin qeveritar;
  • Siguron aplikimin e standardeve profesionale në Zyrën e Komunikimit Publik, nëpërmjet trajnimit dhe avancimit, me qëllim që funksionet e kësaj zyre të ushtrohen në mënyrën më efektive dhe më efikase;
  • Mund ta zëvendësojë zëdhënësin e Ministrisë, kur ai mungon;
  • Bashkëpunon me ZKP-ZKM për të siguruar që politikat e Ministrisë të prezantohen në kuadër të njoftimeve të Qeverisë;
  • Koordinon monitorimin e shtypit ditor dhe atij periodik.

Lorik Pustina

I lindur më 14.9.1982, në Shkup, Republika e Maqedonisë

I martuar, një fëmijë

I diplomuar në Shkenca Politike. Shkollimin master  e përfundoi  në Universitetin e Gracit, në fushën e politikave dhe institucioneve të Bashkimit Evropian.

  • 2000-2004  - gazetar, zv/redaktor në të përditshmen “Koha ditore”;
  • 2004-2006 - themelues dhe redaktor  në gazetën “ Express”;
  • 2004-2006 - profesor i gazetarisë dhe i marrëdhënieve me publik në Shkollën Amerikanë në Prishtinë;
  • 2006-2011 - këshilltar në Zyrën Ndërkombëtare Civile për çështje të sigurisë dhe politikave të brendshme, zëdhënës i Misionit;
  • 2011-2012 - menaxher i programeve, Organizata Ndërkombëtare për Migrim;
  • 2012-2014 - drejtor ekzekutiv VAPIK (organizata për mbrojtjen e të drejtave të autorëve audio-vizualë);
  • 2014-      Ministria e Diasporës, udhëheqës i Divizionit të Komunikimit me Publikun.

Gjuha shqipe:  amtare;

Gjuha serbo-kroate/maqedonase:  rrjedhshëm;

Gjuha angleze:  rrjedhshëm;

Gjuha italiane;

Gjuha gjermane.