MINISTRIA

  • Qëllimi

Qëllimi i ligjit të diasporës dhe mërgatës është ruajtja dhe kultivimi i identitetit kombëtar, gjuhësor, kulturor e
arsimor të pjesëtarëve të diasporës dhe mërgatës, dhe lidhshmërinë e tyre me institucionet e
Republikës së Kosovës.

  • Kush është mërgimtar apo pjesëtar i diasporës dhe mërgatës

Çdo person që ka vendbanim apo vendqëndrim jashtë Republikës se Kosovës dhe që ka lindur apo ka prejardhje familjare
nga Kosova.

  • Përgjegjësitë e Ministrisë së Diasporës

harton, propozon dhe zbaton politikat dhe legjislacionin për promovimin e vlerave të
diasporës dhe mërgatës, dhe mbikëqyrë zbatimin e tyre;

ndihmon në promovimin, ruajtjen, kultivimin e identitetit kulturor, gjuhësor, dhe
arsimor të mërgimtarëve.

ndihmon në zbatimin e plan programit arsimor për mërgimtarët të hartuara nga
Ministria përkatëse për arsim;

zbaton politikat në sferën e kulturës për mërgimtarët;

harton, zbaton dhe koordinon studime, hulumtime, programe të fushës së
migracionit;

ofron informata, koordinon dhe përkrah investimet në Kosovë të mërgimtarëve;

në bashkëpunim me institucionet tjera përkatëse harton regjistrin e mërgimtarët;

në bashkëpunim me institucionet përkatëse harton dhe përditëson regjistrin e
shoqatave dhe formave tjera të organizimit të mërgimtarëve;

koordinon QKKDM-të;

në koordinim dhe bashkëpunim me QKKDM-të përgatitë raporte për Qeverinë, për
gjendjen e diasporës dhe mërgatës;

përgatit, koordinon dhe mbikëqyrë zbatimin e Strategjisë për Diasporën dhe
mërgatën;

bashkëpunon dhe koordinon aktivitetet me institucionet tjera shtetërore, komunale,
shoqërinë civile dhe organizatat e shoqatat brenda dhe jashtë Kosovës për përmirësimin e
pozitës së diasporës dhe mërgatës;

me miratimin e Qeverisë, dhe në bashkëpunim dhe koordinim me Ministrinë e
Punëve të Jashtme bashkëpunon dhe koordinon aktivitetet me institucionet e shteteve
tjera, për përmirësimin e pozitës së diasporës dhe mërgatës;

i raporton çdo vit Qeverisë, për veprimtarinë e ministrisë;

kryen edhe detyra të tjera, që i caktohen Ministrisë me legjislacionin përkatës në fuqi.

  • Qendrat Kulturore

QKKDM-të themelohen me qëllim të ruajtjes dhe kultivimit të identitetit kombëtar, gjuhësor,
kulturor e arsimor të mërgimtarëve dhe të forcojë lidhshmërinë e tyre me institucionet e
Republikës së Kosovës.

QKKDM-të themelohen në vendet me interes për diasporën dhe mërgatën si dhe për
Republikën e Kosovës.

QKKDM-të regjistrohen si subjekte juridike, jo profitabile, në pajtim me ligjet në fuqi të
vendeve, ku ato veprojnë.

  • Përgjegjësitë e QKKDM-së

promovojë njohuri të përgjithshme për Kosovën;nxisë dhe zhvillojë njohuri për gjuhët, kulturën dhe trashëgiminë kulturore të Kosovës, të përcaktuar me këtë ligj dhe me akte të tjera nënligjore;

nxisë bashkëpunimin shkencor, teknik, teknologjik, sportiv dhe ekonomik në mes Kosovës dhe mërgimtarëve;

ofron mërgimtarëve informata dhe udhëzime për investimet në Kosovë, lehtësimet fiskale, organizime kulturore e arsimore, takime me bashkatdhetarët dhe strukturat udhëheqëse të Kosovës dhe shteteve përkatëse ku jetojnë, përkrahje nëpërmjet diasporës për komunikim me strukturat politike të vendeve përkatëse për zhvillimin e demokracisë e ekonomisë në Kosovë dhe fushata të opinionit publik për Kosovën në vendet mikpritëse;

mbështetë dhe organizojë të rinjtë dhe grup moshat e ndryshme të mërgimtarëve, veprimtaritë kulturore, edukative e sportive, mënyrat dhe format e informimit të rregullt e të gjithanshëm;

nxisë investimet e kapitalit të mërgimtarëve në vendlindje;

promovojë avancimin në fushën e arsimit dhe edukimit që burojnë dhe dalin nga ky ligj; dhe

kryen detyra tjera të përcaktuara nga Qeveria dhe legjislacioni tjetër në fuqi.

  • Përkrahja për mësimin dhe avancimin e gjuhëve zyrtare të Kosovës

Për mërgimtarët, Qeveria e përmes ministrisë përkatëse për diasporë,
ndihmon në krijimin e kushteve për ruajtjen dhe mësimin e gjuhëve zyrtare të Republikës së Kosovës dhe
në gjuhët e komuniteteve tjera në të cilat zhvillohet sistemi arsimor në Kosovë.

Ministria në bashkëpunim me Ministrinë përkatëse për arsim, sipas programit arsimor,
ndihmon dhe përkrahë zhvillimin e procesit mësimor të punonjësve të arsimit të gjuhëve zyrtare
të Kosovës dhe në gjuhët e komuniteteve tjera në të cilat zhvillohet sistemi arsimor në Kosovë,
në vendet ku mërgimtarët janë në numër më të madhe dhe ku është një shtrirje më kompakte apo
ku ka interes të veçantë shtetëror.

Ministri nënshkruan marrëveshje bilaterale me vendet përkatëse ku jetojnë pjesëtarët e
diasporës së saj, për organizimin e procesit mësimor të gjuhëve zyrtare dhe kulturës së
Republikës së Kosovës dhe në gjuhët e komuniteteve tjera në të cilat zhvillohet sistemi arsimor
në Kosovë.

Organizimi i procesit mësimor dhe përzgjedhja e arsimtarëve në vendet përkatëse ku jeton dhe
vepron diaspora, rregullohet me akt nënligjor të propozuar nga Ministria në bashkëpunim me
Ministrinë përkatëse për arsim dhe miratuar nga Qeveria.

Ministria për realizimin procesit arsimor, sipas paragrafit 4. të këtij neni do t’i bashkërendit
dhe koordinojë punët me vendet e rajonit me interesa të përbashkëta.

Ministria, në bashkëpunim me Ministrinë përkatëse për arsim, ndihmon në
shpërndarjen e librave të veçantë, në vendet ku jeton dhe vepron diaspora dhe
mërgata e Kosovës, për mësimin dhe avancimin e gjuhëve zyrtare dhe të kulturës së

Republikës se Kosovës dhe në gjuhët e komuniteteve tjera në të cilat zhvillohet sistemi
arsimor në Kosovë;
libra letrar, kulturor dhe të trashëgimisë kulturore të Kosovës;
materiale të tjera edukativo – arsimore;
qasje elektronike në tekstet shkollore të Kosovës, në një faqe të veçantë të Internetit për diasporën dhe mërgatën e saj.

Ministria në bashkëpunim me Ministrinë përkatëse për arsim:

Përgatit dhe zbaton programe për mësimin e gjuhëve zyrtare në distancë nëpërmjet
Internetit dhe mjetet elektronike të komunikimit masiv, si dhe mësimin e kulturës dhe të historisë së Republikës së Kosovës,
Organizon seminare trajnuese për mësuesit; dhe
promovon dhe merr masa të ndryshme për inkurajimin e mësimit plotësues për mërgimtarët.