“Diaspora sot përbën potencial shumëfish më të madh, jo vetëm financiar, por edhe profesional”

Valon Murati

Historiku dhe prioritetet

Ministria e Diasporës është themeluar në bazë të vendimit të Qeverisë nr. 09/15, i datës 18.5.2011. Veprimtaria e saj është përcaktuar me Rregulloren e Qeverisë 07/2011 për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores nr. 02/2011 për fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe të ministrive.

Fushë veprimtaria e Ministrisë së Diasporës:

  • Harton politikat dhe legjislacionin nga fusha e përgjegjësisë së saj;
  • Harton dhe i zbaton politikat e projektet që lidhen me Diasporën;
  • Në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe në përputhje me kornizën ligjore në fuqi, e propozon dhe e administron buxhetin e Ministrisë së Diasporës;
  • Ndihmon në promovimin, ruajtjen dhe kultivimin e identitetit kulturor, gjuhësor dhe arsimor të pjesëtarëve të diasporës, si dhe e mbikëqyr zbatimin e tyre;
  • Në bashkëpunim me institucionet e tjera përkatëse, e harton regjistrin e pjesëtarëve të Diasporës;
  • Harton, zbaton dhe koordinon studime, hulumtime, programe të fushës që i përket mërgatës;
  • Shërben si urë lidhëse dhe komunikuese mes pjesëtarëve të mërgatës dhe institucioneve të Republikës së Kosovës;
  • Zbaton programet arsimore për pjesëtarët e mërgatës, të hartuara nga Ministria përgjegjëse e Arsimit;
  • Zbaton politikat në sferën e kulturës për pjesëtarët e mërgatës;
  • Ofron informata, i koordinon dhe i përkrah investimet e pjesëtarëve të Diasporës në Kosovë;
  • Themelon dhe i koordinon qendrat kulturore të Kosovës për Diasporën;
  • Në koordinim dhe në bashkëpunim me qendrat kulturore të Kosovës për Diasporën përgatit raporte për Qeverinë lidhur me gjendjen e Diasporës;
  • Përgatit, koordinon dhe e mbikëqyr zbatimin e strategjisë për Diasporën;
  • Bashkëpunon dhe i koordinon aktivitetet me institucionet e tjera shtetërore, komunale, me shoqërinë civile dhe me organizatat e shoqatat brenda dhe jashtë Kosovës për përmirësimin e pozitës së Diasporës;