---------------------------- UEB FAQJA ËSHTË NË PËRPUNIM! -----------------------

Ministri i Diasporës, z. Ibrahim Makolli, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij dhe nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Itali, z. Albert Prenkaj, u takua në Romë me nënsekretaren e Ministrisë së Punës dhe të Çështjeve Sociale në Qeverinë e Republikës së Italisë,  znj. Maria Cecilia Guerra.

» më shumë




Ftesë për pjesmarrjen në manifestimin tradicional " Ditët e Diasporës në Kosovë 2012 "

Ftohen shoqatat, ansamblet, grupet e ndryshme, artistët, poet, këngëtarë, sportistë etj.,nga diaspora që kanë ndonjë projekt të paraqiten në Ministrinë e Diasporës  për mundësinë e pjesëmarrjes në manifestimin tradicional “Ditët e Diasporës në Kosovë 2012”

» më shumë








Ministria e Diasporës i njofton dhe u bën ftesë të gjitha komunave të Republikës së Kosovës që projektet e tyre për “Ditët e Diasporës”, që duan t’i organizojnë  në bashkëpunim dhe me bashkëfinancim me MeD, t’i dërgojnë në këtë ministri deri më 15 maj. Projektet mund të dërgohen në  email-adresën e Ministrisë së Diasporës: Med.rks-gov.net, ose mund ti sjellin në lokalet e MeD-së.

» më shumë







Zviceranë dhe shqiptarë nga Zvicra ndihmojnë Amsera Rekën

Me iniciativë të Luljeta Bislimit, e cila jeton në Zvicër për dy muaj rresht në shtetin helvetik është organizuar një fushatë humanitare nga e cila janë mbledh 4005 (katër mijë e pesë franga zvicerane).